Qytetërim

Euro 2024/ Policia gjermane ndal marshimin e tifozëve turq, bënë shenjën e ujkut gri. Erdogan me urgjencë në Berlin

Ndëshkimi i Demiralit ka shkaktuar zemërim në Turqi, por edhe shtimin e vigjilencës së policisë gjermane.

k.m.
Euro 2024/ Policia gjermane ndal marshimin e tifozëve turq, bënë
Gjesti

GJERMANI- Turqia përballet me Holandën në Berlin për një vend në gjysmëfinalen e e Euro 2024. Por kjo ndeshje është klasifikuar si me rrezikshmëri të lartë nga Policia gjermane. Dhe kjo nuk ka të bëjë me prezencën e presidentit Rexhep Taip Erdoganit në ndeshje (siç e ka paralajmëruar vetë), por jo vetëm. Gjatë marshimit të tifozëve turq drejt stadiumit olimpik të Berlinit, Policia u kërkoi tifozëve që të mos e bënin më shenjën e ujkut gri, përndryshe nuk do të lejoheshin që të futeshin në stadium. 

"Një paradë tifozësh për një ndeshje futbolli nuk është një platformë për mesazhe politike,"-shkroi edhe në "X" Policia. Fillimisht tifozët turq u duk se u bindën dhe marshimi vazhdoi, por pas disa metrash dhe brohoritjesh...e bënë sërish!

Gjesti shkaktoi edhe krizë diplomatike

Golashënuesi i dy golave ​​të Turqisë ndaj Austrisë në 1/16, Merih Demirel që festoi duke bërë me duar shenjën e ujkut gri është dënuar me 2 ndeshje nga UEFA. Ky vendim shkaktoi zemërim në Turqi me mediat dhe aset veteranë që u kërkonin tifozëve në Berlin të bënin të njëjtin gjest. Por shkaktoi edhe një krizë diplomatike mes Gjermanisë dhe Turqisë. Ministrja e Brendshme Federale e Gjermanisë Nancy Fesser theksoi se nuk do t'i lejonin "simbolet e ekstremistëve të djathtë.

Këto reagime rezultuan në thirrjen e ambasadorit gjerman në Ankara dhe thirrjen përkatëse të ambasadorit turk në Berlin. Duke qenë se situata u "ndex", menjëherë president turk Erdogan anuloi udhëtimin e tij në Azerbajxhan dhe vendosi që të shkonte në Berlin për të parë ndeshjen, e cila nis në orën 21.00.

Por ç'domethënë gjesti?

"Ujqërit Gri" besojnë në epërsinë e racës turke dhe përpiqen për bashkimin e të gjithë popujve turq në një shtet, të shtrirë nga Ballkani përmes Azisë Qendrore deri në Kinë, në një perandori ku sipas tyre nuk ka vend për disidentët./ZËRI

Poll

MOS HUMB