Qytetërim

EURO 2024/ Spanja e 'preferuar' sonte kundër 'Hirushes'... Gjeorgjisë

Dyshimi i vetëm për skuadrën e Luis De La Fuente është Jesus Navas.

E.K
EURO 2024/ Spanja e 'preferuar' sonte kundër
Pamje nga ndeshja

Vazhdon sot aksioni për fazën e 16-të të EURO 2024 me Spanjën si favorit të qartë për kualifikim ndaj Gjeorgjisë. Spanja është një nga skuadrat që bëri përshtypje në fazën e grupeve dhe e vetmja që u kualifikua si “absolute”. Furia Roja mundi Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë për të kaluar në fazën eliminatore për të pestën EURO radhazi. Dyshimi i vetëm për skuadrën e Luis De La Fuente është Jesus Navas.

Nga ana e Gjeorgjisë, ajo tashmë ka bërë histori. Kualifikimi i tyre i parë në një turne madhor në ndeshjen Play Off kundër Greqisë ishte në vetvete një sukses i madh, i cili u “lançua” me kualifikimin në “16” dhe madje me një fitore ndaj një ekipi si Portugalia e Cristiano Ronaldos.  Skuadra që kualifikohet do të përballet me Gjermaninë në çerekfinale./ZËRI

Poll

MOS HUMB