Qytetërim

Euro 2024/ Zvicra publikon listën paraprake, pjesë e saj edhe 6 futbollistë shqiptarë

Trajneri zvicerian ka ftuar 12 lojtarë më shumë në listën paraprake

E.K

Euro 2024/ Zvicra publikon listën paraprake, pjesë e saj edhe 6

ZVICËR- Pas Gjermanisë, Holandës e Francës edhe Zvicera ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Europian Gjermani 2024.

Trajneri Murat Yakin duket se ka qenë shumë i paqartë dhe për këtë arsye ka ftuar 38 lojtarë, 12 më shumë nga sa lejohet të marrë me vete në Gjermani.

Pjesë e kësaj liste janë plotë 6 lojtarë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.

Në njoftimin e federatës zvicerane theksohet se lista zyrtare do të vendoset në datën 7 qershor.

Euro 2024/ Zvicra publikon listën paraprake, pjesë e saj edhe 6
Lista e publikuar nga federata

Deri atëherë trajneri do të ketë mundësi që të bëjë një përzgjedhje edhe më të detajuar të lojtarëve, duke kthyer në shtëpi 12 prej tyre./ZËRI 

Poll

MOS HUMB