
GJERMANI- Prej vitit 2015 kur kaloi nga Hamburgu, Xhonatan Tahu, me mbi 400 ndeshje si titullar stabël i qendërmbrojtjes ishte bërë simbol dhe kapiten i Leverkusenit. Prej aty ai gjeti vëmendjen dhe besimin e kombëtares gjermane.
Këtë vit i skadoi kontrata e parinovuar me Leverkusenin dhe siç kemi raportuar më parë në Zëri, verbalisht kishte një pëlqim dypalësh mes tij dhe Bajernit të Mynihut. Ky pëlqim sot u institucionalizua.
Nga Gjermania erdhi sot konfirmimi se Bajerni i Mynihut ka firmosur me lojtarin e lirë, Xhonatan Tah.
Ky i fundit, 29-vjeçar, me shumë ndeshje përvojë dhe disa trofe së fundmi me Leverkusenin e Alsonsos, do ta forcojë shumë prapavijën e gjigantëve bavarezë për të riprovuar majat e Evropës./ZËRI