Qytetërim

Fansja vdiq nga mungesa e ujit? Taylor Swift shtyn koncertin e radhës në Brazil

Fansat reaguan ndaj këtij rasti me zemërim, duke aluduar se vdekja e saj ishte e lidhur me nxehtësinë ekstreme

E.K
Fansja vdiq nga mungesa e ujit? Taylor Swift shtyn koncertin e radhës
Taylor Swift

BRAZIL- Taylor Swift ka shtyrë një koncert në të cilën do të performonte në Rio De Janeiro, pasi një fanse ndërroi jetë gjatë koncertit të së premtes që u mbajt në Brazil. Vendimi erdhi pasi mijëra persona ishin në stadium për të ndjekur artisten.

“Siguria dhe mirëqenia e fansave të mi, balerinëve dhe ekipit duhet dhe do të jetë gjithmonë e para”-shkroi këngëtarja në rrjetet sociale.

Sipas organizatorëve të koncertit, 23-vjeçarja Ana Machado kishte kërkuar ndihmë në stadium pasi nuk ishte ndjerë mirë. Ajo u transferua në spital, por ndërroi jetë një orë më vonë.

Gjatë koncertit të së premtes, disa fansa nuk u ndjenë mirë, duke bërë që Swift të ndërpresë performancën e saj. Disa media vendase shkruajnë se fansave nuk u lejua të merrnin ujë në stadiumin “Nilton Santos” përpara koncertit, edhe pse qyteti dhe pjesa më e madhe e Brazilit po përjetojnë temperatura rekord këtë javë, mes një vale të rrezikshmetë të nxehtit.

Fansat reaguan ndaj këtij rasti me zemërim, duke aluduar se vdekja e saj ishte e lidhur me nxehtësinë ekstreme. Pas vdekjes së Benevides, Ministri i Drejtësisë Flavio Dino njoftoi se qeveria do të nxjerrë një direktivë që lejon që shishet e ujit të  merren në koncerte.

Poll

MOS HUMB