Qytetërim

Taylor Swift ndërpret koncertin për t’iu dhënë ujë fansave. Një prej tyre pëson arrest kardiak

“Ujë, ujë, ujë”, ishin thirrjet e fansave, përpara se këngëtarja të ndërpriste koncertin për disa minuta. Në Brazil temperaturat janë duke kapur shifra rekord

E.K
Taylor Swift ndërpret koncertin për t’iu dhënë
Taylor Swift

BRAZIL- Këngëtarja Taylor Swift në kuadër të koncerteve të saj "Eras Tour" u ndal në Brazil. Përpos muzikës së saj të jashtëzakonshme, njerëzit në koncert u përballën me shumë vështirësi për shkak të temperaturave të larta, si dhe logjistikës së dobët në stadiumin ku u mbajt koncerti. Një prej fansave pësoi arrest kardiak, ndërkohë që mijëra të tjerë shfaqën probleme nga dehidratimi për shkak të temperaturave të kartë dhe mungesës së furnizimit me ujë falas.

Koncertet, të cilat po mbahen në stadiumin olimpik Nilton Santos, po i ndalojnë fansat të sjellin shishet e tyre me ujë, kështu që ata mund t'i blejnë ato vetëm brenda vendit të ngjarjes. Si rezultat, disa prej tyre filluan të këndonin “ujë” në gjuhën e tyre dhe më pas në anglisht, në mënyrë që t'u jepej një shishe nga ekipi i logjistikës.

Për fat të mirë, Taylor Swift dëgjoi këta pjesëmarrës të koncertit dhe ndaloi shfaqjen për disa momente. Këngëtarja vuri re se ata po këndonin në mënyrë që të merrnin ujë falas dhe i tha ekipit të logjistikës që t'u jepte shishe. “A ka dikush ujë?”, pyeti këngëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olivia Levin (@swiftiesforeternity)

Padyshim që ky incidenbt kërkon që të diskutohen dhe njëherë politikat për ndalimin e marrjes së ujit me vetë në koncerte, duke marrë parasysh dhe temperarurat e larta në të cilat ato mbahen. E gjitha sigurisht bëhet që organizatorët e koncertit të fitojnë më shumë para nga blerja e shisheve me ujë apo lëngjeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by E! News (@enews)

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB