
TIRANË- Më në fund kombëtarja jonë arriti të gjejë rrjetën! Pas shumë minutash, “Kuqezinjtë” shënuan në pjesën e dytë, duke e ngushtuar diferencën në “Air Albania”, ndaj Ukrainës. Goli u shënua nga Nedim Bajrami, i cili arriti të tundë rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë. Rezultati tani shkon 1-2.
Ndërsa Ukraina shënoi dy herë në 10 minutat e para. Në minutën e 5-të Zichenko gjen portën shqiptare, ku shënon golin e parë, ndërsa në minutën e 10-të kombëtarja jonë ndëshkohet sërish nga Yaremchuk.
Kombëtarja jonë kërkon fitore për të arritur në vendin e parë në Grupin B1 në mënyrë që të kualifikohen për në “Kupën e Botës” që do të mbahet në vitin 2026. /ZËRI