
Ndeshja Shqipëri- Ukrainë
TIRANË- Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Shqipërisë dhe Ukrainën, e cila luhet sot në orën 20:45 në “Air Albania”. Duket se Jasir Asani e ka lënë pas lëndimin e pësuar dhe do të zbresë në fushën e blertë që në minutën e parë. Krah tij do të jetë edhe Muçi së bashku me Dakun që është rikthyer nga pezullimi.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Muçi, Daku Trajner: Sylvinho
Ukraina (4-1-4-1): Trubin; Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konopia; Kaliuzhnyi; Mudryk, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak; Yaremchuk Trajner: Sergiy Rebrov /ZËRI
Poll