
SPANJË- FIFA ka dënuar ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, me tri vite pezullim nga të gjitha aktivitetet futbollistike. 46-vjeçari puthi në buzë sulmuesen spanjolle Jenni Hermoso jo konsensualisht në ceremoninë e dhënies së medaljeve, pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë në muajin gusht.
Veprimi solli reagime të mëdha në Spanjë, e më gjerë e gjithashtu pati protesta.
Rubiales refuzoi që të jepte dorëheqjen pas incidentit, por u ndalua përkohësisht nga institucioni i futbollit botëror, që nisi hetimet. Pas shqyrtimit të çështjes, FIFA arriti në përfundimin se 46 vjeçari kishte shkelur nenin 13 të Kodit Disiplinor. Ndërkohë Rubiales po hetohet nga prokuroria spanjolle pasi akuzohet për presion si edhe sulm seksual. Pas kësaj ngjarjeje, në futbollin e femrave në Spanjë ndodhën ndryshime të mëdha.
Midis federatës dhe përfaqësueses së vazjave u arrit një pakt, që solli largimin e disa drejtuesve si edhe nisjen nga puna për të sjellë ndryshime sa i përket kushteve dhe trajtimit të futbollisteve në vend./Zëri.ai