Qytetërim

Kuqezinjtë luajnë sot përballë Jordanisë në tokën e tyre, Policia me plan masash

Takimi ndaj Jordanisë, do të luhet sot në orën 19:00

F.I
Kuqezinjtë luajnë sot përballë Jordanisë në
Kombëtarja shqiptare

TIRANË-Pas fitores ndaj Serbisë në mbrëmjen e së shtunës, Shqipëria rikthehet sot në fushë ku do të përballet me Jordaninë në miqësore. Takimi ndaj Jordanisë, do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo është hera e dytë në histori që përballen mes tyre. 

Në lidhje me ndeshjen Policia e Shtetit ka publikuar një plan masash me e qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së përballjes miqësore. Sipas njoftimit zyrtar nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohet qarkullimi në Rrugën “Dervish Hima”, rrugën “Gjergj Filipi”, segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Po ashtu edhe rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë edhe segmentin nga Hotel “Sheraton”

Njoftimi i policisë:

Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.

Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:
• Rrugën “Dervish Hima”;
• Rrugën “Gjergj Filipi”;
• Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
•rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.

Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.

Skuadra e Jordanisë, është zyrtarisht e kualifikuar për në Botërorin e ardhshëm dhe për kuqezinjtë, është një test i rëndësishëm për të parë të rinjtë, aq më tepër në një moment kur atmosfera në skuadër është shumë pozitive./ZËRI

Poll

MOS HUMB