
KOLUMBI- Pas shumë vitesh heshtje, Shakira foli për procesin e hapur ndaj saj nga Ministria spanjolle e Financave, e cila e akuzoi për evazion fiskal me vlerë 14.5 milionë euro, mes viteve 2011 dhe 2014. Pasi u deklarua fajtor, artistja 47-vjeçare pranoi të paguante një gjobë prej 432 mijë eurosh, për të shmangur tre vjet burg që e prisnin pas vendimit të Pallatit të Drejtësisë në Barcelonë.
Në një tekst të shkruar nga këngëtarja dhe publikuar nga gazeta spanjolle "El Mundo", këngëtarja e nisi më një panoramë komplekse për situatën që po kalonte si personazh publik si për shkak të procesit që hapi Thesari spanjoll ashtu dhe për shkak të ndarjes së saj nga ish-futbollisti spanjoll Gerard Pique.
“Në vitin 2023 kam jetuar e rrethuar nga kamerat duke pritur me padurim për t'i treguar botës se si isha thyer. Askujt nuk donte të humbiste asnjë detaj, gjyqi i Thesarit, divorci mediatik... ishte një spektakël shumë i lodhshëm për t'u kaluar”.
Ajo tha se në vitin 2011 udhëtoi rregullisht në Spanjë, sepse donte që marrëdhënia e sapolindur me futbollistin e atëhershëm të përparonte, duke shtuar se për shkak të rolit të tij si futbollist i FC Barcelonës ishte e pamundur që ai të lëvizte rregullisht nga vendi i tij.
Për Shakirën, e cila jetonte në Miami dhe kishte një karrierë muzikore, kjo përbënte më shumë vështirësi.
“Udhëtimi në Spanjë më krijoi shumë komplikime, sepse më detyroi të jem larg punës. Sa herë kthehesha, e bëja që ajo marrëdhënie të lulëzonte”.
Shakira shpjegoi se çështjet që lidhen me taksat e saj janë subjekt i një shqyrtimi të vazhdueshëm nga organizatat dhe agjencitë në mbarë botën, por vetëm në Spanjë e akuzuan atë për shmangie nga përgjegjësitë e saj tatimore.
“Financat e mia u hetuan nga institucionet por ata nuk gjetën as më të voglën shenjë të paligjshmërisë”./ZËRI