Qytetërim

‘Fol, fol’, hyri në librin e rekordeve me golin dhe u shpall njeriu i ndeshjes, Yamal thumbon pas fitores

Në moshën 16 vjeç e 11 muaj, me ditëlindjen e tij këtë të shtunë, numri 19 i Spanjës realizoi një super gol

E.K
‘Fol, fol’, hyri në librin e rekordeve me golin dhe u shpall
Lamine Yamal

GJERMANI- Lamine Yamal ishte protagonisti absolut i fitores së Spanjës ndaj Francë, pasi me golin e tij fantastik barazoi duelin dhe më pas vuri në vështirësi disa herë prapavijën e kundërshtarëve.

Ky ishte goli i parë i sulmuesit në një Europian ku vendosi rekordin si më e riu që e bënte një gjë të tillë, që në moshën 16-vieçare. Yamal feston të shtunën ditëlindjen e tij të 17-të, ndërsa në fund të ndeshjes UEFA e shpërbleu dhe me ccmimin e futbollistit më të mirë të gjysmëfinales.

Festimi i tij pas ndeshjes ishte i ligjshëm, por të gjithë i kushtuan një vëmendje të veçantë momentit kur pas vërshëllimës përfundimtare, 16-vjeccari u kthye nga kamera dhe bëri shenjë me dorë duke thënë “Fol, fol!”.

‘Fol, fol’, hyri në librin e rekordeve me golin dhe u shpall

Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe të gjithë janë të bindur se ky ishte mesazhi për Adrien Rabio, i cili në ditën para sfidës kishte thënë se Yamal duhej të bënte diçka më shumë se sa deri tani për të shkuar në finale.

16-vjeçari dha një intervistë të shkurtër për mikrofonat e UEFA-s, menjëherë pas gjysmëfinales:

“Gjëja më e rëndësishme është finalja, tani synojmë titullin. Ishte një ndeshje e vështirë, u përpoqa të shënoja, ia dola dhe më pas shkoi mirë. Tani synimi im është ta marr trofeun në shtëpi”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB