
SUEDI-Këngëtarja Besa Kokëdhima dhuroi një super performancë në Eurovision me këngën “Titan”, por nuk ka siguruar mjaftueshëm vota, që të garonte në natën finale, të festivalit që këtë vit është duke u zhvilluar në Suedi. Por gjatë performancës një incident i ndodhi këngëtares.
Fustani që kishte veshur ishte i çarë në pjesët intime, duke bërë që Besa Kokëdhima të zbulonte më shumë se ç’duhet në skenë.



Edhe pse nuk ia doli të shkonte në finale Besa falenderoi fansat për mesazhet e tyre duke u shprehur se i vinte keq që nuk u kualifikua. Këngëtarja theksoi se është krenare për punën e saj, duke shtuar se “shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera”./ZËRI