Qytetërim

Frimpong drejt Liverpulit, zëvendësimi i Aleksander-Arnoldit gati

Ai që do të zëvendësojë vendin e Arnoldit te të kuqtë në Angli do të jetë pikërisht holandezi Zheremi Frimpong.

e.d
Frimpong drejt Liverpulit, zëvendësimi i Aleksander-Arnoldit gati
Aleksandër Arnoldi

TIRANË- Aleksandër Arnoldi do të provojë të bëhet mbrojtësi i parë i krahut me një top të artë dhe për këtë do të ndihmohet nga Ksabi Alonsoja, ish-trajneri i Leverkusenit, që me Frimpongun ka dëshmuar se krahët e djathtë di t'i përdorë në mënyrë të shkëlqyer.

Ai që do të zëvendësojë vendin e Arnoldit te të kuqtë në Angli do të jetë pikërisht holandezi Zheremi Frimpong.

Ai pritet të bëhet përforcimi i parë i Liverpulit në këtë merkato vere, ndërsa pritet të kryejë vizitat mjekësore këtë javë për të finalizuar kalimin nga Bajer Leverkuseni.

Klubi anglez është gati të aktivizojë klauzolën prej 30 milionë paundësh për mbrojtësin e djathtë të kombëtares holandeze, duke nisur kështu një epokë të re në këtë pozicion.

Frimpongu, 24-vjeçar, do të ketë konkurrencë të fortë me Konor Bradlejn, i cili ka rinovuar së fundmi kontratën deri në vitin 2028.

Holandezi ka një përvojë të gjatë në Angli si pjesë e akademisë së Mançester Sitit dhe kualifikohet si lojtar " i rritur në shtëpi", një avantazh për Liverpulin në përmbushjen e kritereve të Premier Ligës.

Me 30 gola dhe 44 asistime në 190 ndeshje për Leverkusenin, Frimpongu ka qenë pjesë kyçe e suksesit historik të klubit gjerman, duke fituar Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë sezonin e shkuar.

Poll

MOS HUMB