
SHBA- Duane "Keefe D" Davis, njeriu që dyshohet se është përgjegjës për vrasjen e Tupac Shakur mbi 25 vjet më parë, ka dalë sërish para Gjykatës. Keefe D ishte i pranishëm, me pranga në duar, mëngjesin e të enjtes për t'u përballur me akuzën e tij për vrasje. Por para trupës gjykuese dhe jurisë, ai u deklarua i pafajshëm.
Sipas TMZ, i dyshuari 60-vjeçar u paraqit për herë të parë në gjykatë në fillim të tetorit, por avokati i tij nuk shkoi kurrë duke vonuar gjykimin disa javë. Seanca e dytë u shty sërish për të njëjtën çështje. Keefe kishte qenë i hapur në intervista për përfshirjen në vrasjen e Tupac, lëvizje që luajti një rol të madh në rihapjen e çështjes 27-vjeçare.
Davis besohet se organizoi planin për të vrarë reperin
Policia beson se Duane Keith Davis, njeriu i arrestuar në lidhje me vrasjen e Tupac Shakur, orkestroi një plan për të kryer krimin me disa persona të tjerë.
"Duane Davis ishte personi që ka thurur planin për të kryer këtë krim,"-tha Lt. Jason Johansson i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas.
"Edhe nëse Davis nuk ishte ai që qëlloi Shakurin, sipas ligjit të Nevadës ai ende mund të akuzohet për vrasje. Pra, nëse ke ndihmuar dikë të kryejë një krim, mund të jesh po aq fajtor,"-shtoi Prokurori i Qarkut Clark, Steve Uolfson. Johansson tha se policia beson se Davis e mori armën që u përdor në krim nga një "bashkëpunëtor i tij i ngushtë", por nuk pranoi të jepte më shumë detaje, duke thënë se detajet do të dilnin gjatë gjyqit.
Kush është i akuzuari dhe akuzat?
60-vjeçari i arrestuar javën e kaluar për vrasjen e reperit Tupac Shakur në vitin 1996 do të paraqitet të mërkurën në gjykatë në Las Vegas për t'u akuzuar për vrasje. Duane Keith Davis, i njohur si "Keffe D", akuzohet për planifikimin e vrasjes, që i morën jetën 25-vjeçarit, karriera e shkurtër por megjithatë popullore e të cilit çimentoi trashëgiminë e tij si një nga artistët më me ndikim të hip-hop-it në të gjitha kohët. Vdekja e tij për vite me radhë kishte qenë objekt i teorive konspirative. Autoritetet mendojnë se Davisi organizoi planin e vrasjes pasi Shakur i kishte sulmuar nipin, Orlando Anderson. Tupac u qëllua dhe u vra në Las Vegas në shtator 1996./Zëri.ai