Qytetërim

Gjimshiti porosit lojtarët: Tregojeni veten në fushë! Kemi tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti tha se lojtarët nuk duhet t’i pushtojë emocioni për faktin që po përballen me Serbinë, por të jenë të fokusuar tek loja.

F.m
Gjimshiti porosit lojtarët: Tregojeni veten në fushë! Kemi
Berat Gjimshiti

TIRANË- Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti ka dhënë disa porosi për lojtarët dhe tifozët që pritet të përballen ditën e nesërme me ekipin kombëtar të Serbisë. Në konferencën për gazetarët, Gjimshiti tha se lojtarët nuk duhet t’i pushtojë emocioni për faktin që po përballen me Serbinë, por të jenë të fokusuar tek loja. Tifozerinë shqiptare, e konsideroi më të bukurën në botë.

“Shpresoj që nesër të jetë tifozeria më e bukur në Botë. Gjithë shqiptarët, që kanë qenë mbështetja më e rëndësishme dhe shtesë në fushë, në çdo ndeshje të rëndësishme dhe në miqësore. Kisha 3-4 ditë pushim dhe ika të shihja gjyshin e gjyshen në vendlindje, sepse vitet e fundit kisha shumë pak kohë. Porosia ishte ajo që keni dëgjuar të gjithë. Por ne jemi të fokusuar te ndeshja dhe kërkojmë fitoren. Kemi një kundërshtar shumë të fortë dhe ne hyjmë në fushë për të fituar ndeshjen. Normalisht që ka disa gjëra emocionale që mund të ndjekin disa lojtarë, por nesër duhet të fokusohemi te futbolli. Duhet të vendosim fokusin te vetja jonë. Nesër duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen dhe tre pikët. Mesazhi që mund të japim është paraqitja jonë në fushë. Të japim gjithçka në fushë. Edhe tifozët do duartrokasin çfarëdo të ndodhë. Kemi pasur shumë kohë ta studiojmë mirë kundërshtarin dhe të bëjmë gati lojën tonë. Besoj se jemi të përgatitur. Samardziçin e kam në stërvitje çdo ditë. Nuk do e tregoj këtu çfarë kemi folur. Por i gjithë ekipi i Serbisë ka shumë lojtarë të fortë. Duhet të përqendrohemi te i gjithë ekipi nesër, jo te lojtarë tek e tek. Nuk kam ardhur këtu të përgjigjem për jetën time private. Jam këtu vetëm për futboll. Nesër do luajmë futboll, jo jeta personale e Gjimshitit. Kështu që e lëmë vetëm për futboll,”- tha Gjimshiti.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Poll

MOS HUMB