Qytetërim

Shqipëri-Serbi, Sylvinho thirrje futbollistëve: Lini shpirtin në fushë!

Në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se talenti për futboll tregohet në fushë dhe jo përmes postimeve.

F.m
Shqipëri-Serbi, Sylvinho thirrje futbollistëve: Lini shpirtin në
Sylvinho

TIRANË- Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur shkurtimisht si Sylvinho u ka bërë thirrje kuqezinjve që të fokusohen tek ndeshja dhe jo tek ‘lufta’ në rrjetet sociale. Në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se talenti për futboll tregohet në fushë dhe jo përmes postimeve.

“Unë kam luajtur ndeshje të mëdha përgjatë karrierës time, por e kam bërë këtë gjë 15 vite më parë, kur rrjetet sociale nuk ishin një gjë kaq e madhe sa sot. Në kohën time ishte më e lehtë. Me këtë gjeneratën e re, duket sikur janë më të fokusuar te rrjetet sociale. Mesazhi im është që në këto 90 minuta keni mundësinë të bëni diçka të mirë dhe të lini shpirtin në fushë. E thashë dhe më parë, të dyja skuadrat janë të përgatitura. Kur flasim për futbollin, flitet në fushë. Nga ana tjetër, edhe ata dhe ne kemi lojtarë të mirë. Ata kanë një trajner të shkëlqyer dhe ne kemi një trajner shumë të mirë. Kështu që do të flasim vetëm me futboll,”- tha Sylvinho.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026./ZËRI

Poll

MOS HUMB