
GJERMANI- 10 stadiume moderne në dhjetë qytete të ndryshme gjermane, 24 ekipe kombëtare në 6 grupe, gjithsej 51 ndeshje dhe 2.7 milionë bileta tashmë të shitura. Ngjarja më e rëndësishme futbollistike e vitit, kampionati i 17-të Evropian fillon nesër, ditën e premte.

I gjithë vendi rrotullohet në ritmin e "Euro-s"
Për një kohë të gjatë ka pasur një bum në rezervimet e hoteleve dhe Airbnb. Industria e shitjes me pakicë dhe e shërbimeve ushqimore është në një gjendje fluksi. Shoqata Gjermane e Birrëbërësve pret një ndryshim të prirjes rënëse në konsumin e birrës. Infrastruktura në zonat e tifozëve jashtë stadiumeve që do të presë rreth 12 milionë vizitorë dhe do t'i argëtojë ata me koncerte të dhjetëra grupeve muzikore, DJ, festa, shfaqje, ekspozita dhe ekrane gjigante në natyrë me përmasa 120 m2. Ata janë gati...besojini gjermanëve për planifikimin, organizimin dhe efikasitetin.
Forcat e sigurisë janë në gatishmëri të lartë shumë kohë përpara fillimit të ngjarjeve sportivepër të parandaluar kërcënimet e mundshme nga grupet ekstremiste islamike, por edhe incidentet e dhunshme nga huliganët e ekipeve kombëtare.
Mesazhi i unitetit
Në këtë furi, mesazhi i organizatës humbet disi në logon e cila është dizenjuar me ngjyrat e flamujve të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s, por megjithatë edhe pse nuk e tërheq vëmendjen slogani është aty, i fuqishëm. Shkruan "Vereint im Herzen Europas" dhe do të thotë: Të bashkuar në zemër të Evropës. Një slogan përkushtimi që përforcon mesazhin e unitetit, kohezionit dhe gjithëpërfshirjes.
Të preferuarit
Por i gjithë interesi është i përqendruar tek ndeshjet. A do të ketë sukses kombëtarja gjermane e Leroy Sane dhe Wirth? Çfarë shanse kanë holandezës? Kush projektohen si favoritë, Tre Luanët apo Gjelat e Francës? Deri në finalen e 14 korrikut ka kohë për hamendësime.
“Llogaria”
Megjithatë, siç ndodh me çdo festë të madhe futbolli, elementi më i rëndësishëm i ndeshjeve nuk është ajo që lidhet me topin në vetvete.
Po, organizatorët po promovojnë një shfaqje futbolli ku të gjithë do të ndihen të mirëpritur dhe do të festohet diversiteti, por paraja luan rolin kryesor. UEFA pret të ardhura prej më shumë se 2 miliardë eurosh nga shfrytëzimi i të drejtave televizive dhe komerciale me fitime astronomike prej më shumë se 1 miliard euro. Nga kjo shifër, 331 milionë euro do ndahen si shpërblim për 24 skuadrat, në varësi të rezultateve, renditjes dhe kualifikueseve. Cilido prej tyre të ngrejë trofeun, do të shpërblehet me afërsisht 28.5 milionë euro.
I urti Philip Lam
"Ja si ta përshkruani Euro 2024 si "një pikë kthese për Evropën, për shoqërinë, për të gjithë ne!" Një turne që mund të përdoret me vetëdije për të krijuar një ndjenjë uniteti. Të ringjallë idenë evropiane për t'u bërë ballë më mirë krizave dhe konflikteve në të ardhmen,"-ky është një fragment nga një artikull i shkruar tetorin e kaluar nga ish-kapiteni i kombëtares gjermane dhe drejtori aktual i turneut Euro 2024, Philipp Lahm. Në faqet mikpritëse të revistës kryesore sportive gjermane "Kicker", me një jetë botuese mbi 100-vjeçare, 40-vjeçari Lahm, një nga mbrojtësit më të mirë të brezit të tij dhe fitues i Kupës së Botës 2014 në Brazil, ishte absolutisht e qartë: Evropa dhe vlerat e saj – si demokracia dhe liria, diversiteti, toleranca, kohezioni, bashkëjetesa – duhet të forcohen dhe festohen në këtë ngjarje.
I lindur në Mynih, Lahm nuk është megaloman, aktivist apo politikan i zgjedhur. Thjesht pohon me guxim se futbolli është një forcë kundër populizmit, ksenofobisë, nacionalizmit dhe ndarjes. Jo vetëm për Gjermaninë, por në të gjithë kontinentin evropian.
Gjithçka nis me Skocinë
Me festën e futbollit që nis të premten e ardhshme në Mynih. Para 67,000 shikuesve, ndeshja hapëse do zhvillohet mes Gjermanisë dhe Skocisë. Bëhuni gati, spektakli do të nisë shumë shpejt./ZËRI