
TIRANË- Aktorja e njohur Egla Ceno u përjashtua dje nga shtëpia më e njohur në "Big Brother VIP", duke u kthyer kështu në të parën lojtare që del me zarf të zi! Gotat e verës që Egla i hodhi në kokë Meriton Mjekiqit, ndaj edhe produksioni vendosi përjashtimin e saj nga programi. Por si një nga lojtaret më të komentuara në shtëpi, reagimet kanë qenë të shumta në rrjet. Disa kanë komentuar se me daljen e Eglës, shtëpia nuk do të ketë më gjallëri, ndërsa të tjerë se dalja e saj ishte e nevojshme për shkak të mënyrës sesi ajo luante. Madje disa të tjerë e kanë krahasuar edhe me daljen e aktores Olta Gixhari, e cila ndryshe nga Ceno, zgjodhi vetë që të dilte. Sara Gjordeni i vuri kurorën mbi kokë dhe i dedikoi 2 rreshta: Mirupafshim finaliste! Faleminderit për gjithçka.
Përshembull Anaid Kaloti, fituesi i "BigBrother" thotë: Situatat në shtëpi, do fillojnë të marrin ngjyra, pa zhurma dhe pa ofendime. Juli dhe Romeo në fillim do kujtojnë se i favorizon dalja e Eglës sepse do mendojnë se iku një nga pretendentët për fitore. Por do iu kthehet në disfavor. Dalja e Eglës do të ndezi debatet në shtëpi sepse janë pridhur të gjitha ekuilibrat.
Krejt ndryshe e ka komentuar, Qeqa Krelani, e cila mesa duket ka pasur opsionin për të hyrë në këtë sezon. Edhe ajo, në rrjetet sociale ka komentuar gjestin ndaj Meritonit dhe jo vetëm kaq! Dy fjalë i ka dhënë edhe për lojën e Eglës, e nuk do shumë për t'u kuptuar se nuk ka qenë fansja e saj këtë vit.
"Jam shumë e lumtur që kam refuzuar ftesën të jem pjesë e "BBVIP". Në këtë shtëpi promovohen abuzues mental, gënjeshtar, bullizues, torturues. Arsyetimi se kjo është një lojë është turpërues."
Por edhe jashtë, Egla nuk do ta ketë të lehtë të përballet me realitetin. Fillimisht e pret një gjyq me moderatorin Saimir Kodra, të cilin e akuzoi se e kishte ngacmuar gjatë një interviste për punë. Teksa Egla ndodhej brenda shtëpisë, u njoftua se moderatori kishte vendosur që të ndiqte hapat ligjore për të kundërshtuar deklaratën e saj, por edhe vetë aktorja u duk se nuk kishte ndonjë kundërshtim, duke e mbyllur fjalinë që tha me: Shihemi në gjyq!
Egla Ceno, edhe pse prej 3 muajsh pjesë e BBV, paguhej si aktore pranë Teatrit të Elbasanit. Lajmi mori dhënë në rrjetet sociale, ndaj edhe prej 2 marsit është hequr nga puna. Drejtori i Teatrit “Skampa” sqaroi se deri me datë 1 mars, Egla ka qenë me lejen e zakonshme, të cilën e kishte dhe të grumbulluar, e nga ana tjetër, që prej datës 2 mars, kontrata e saj është shkëputur, duke humbur kështu vendin e saj të punës. Ky vendim është pritur me shumë sportivitet prej ish-banores por për disa konkurrentë të tjerë jo, të cilët kanë nisur debatet në shtëpi teksa ‘fajsojnë’ çiftin Ilnisa-Meriton për largimin e Eglës.
Për ata që nuk e mbajnë mend, e njëjta situatë ka ndodhur edhe me Armaldo Kllogjerin vitin e shkuar, pasi ai gjithashtu u shkarua nga puna si tenor në Teatrin e Operas dhe Baletit. Kështu që ndjeu se duhet të solidarizohej me kolegen e tij.
“Ah moj Egla, uroj që ende të jesh në punë tani që dole nga BBV3, sepse unë kur dola nga ajo shtëpi e gjeta veten në rrugë”.
Megjithatë mundësitë janë, tani Egla është më e njohur se kurrë, ndoshta projekte të reja e presin./ZËRI