Qytetërim

"Grup ferri" për Shqipërinë! Kuqezinjtë përballen me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë

Shorti ka qenë i pamëshirshëm me kuqezinjtë, pasi ka vendosur skuadrën e Silvinjos përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, tre skuadra që pretendojnë për titull. 

k.m.
"Grup ferri" për Shqipërinë! Kuqezinjtë
Foto ilustruese

TIRANË- Shorti nuk është treguar fort i favorshëm për Shqipërinë. Rrugëtimi i Shqipërisë në "Euro 2024" kalon nëpërmjet pjesëmarrjes në “grupin e ferrit”. Shorti ka qenë i pamëshirshëm me kuqezinjtë, pasi ka vendosur skuadrën e Silvinjos përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, tre skuadra që pretendojnë për titull. Një grup tjetër interesant është ai "F". Turqia, Portugalia, Çekia dhe fituesi i play off C do të luajnë për të shkuar sa më larg. Gjermani-Skoci do të jetë ndeshja hapëse e Euro 2024 më 14 qershor në Mynih. Kampionati Europian 2024 do të zhvillohet në 10 qytetet të Gjermanisë.

SHORTI

GRUPI A: Gjermani, Skoci, Hungari, Zvicër

GRUPI B: Spanjë, Kroaci, Itali, Shqipëri.

GRUPI C: Slloveni, Danimarkë, Serbi, Angli.

GREPI D: Play-off A, Holandë, Austri, Francë

GRUPI E: Belgjikë, Sllovaki, Rumani, Play-off B

GRUPI F: Turqi, Play-off C, Portugali, Çeki

Pas shortit, disa fjalë për mediat i tha edhe tekniku Sylvinho, i cili u shpreh se ishte i lumtur. 

INTERVISTA PËR MEDIAT: 

A folët me Spalettin për shortin?

Sylvinho: Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

Armë plus që i njeh këto dy filozofi?

Sylvinho: E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë. Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur.

Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina?

Sylvinho: Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Por nuk ishte i vetmi që foli për Shqipërinë.

REAGIMET 

Uesli Shnajder

“Lojtari më i mirë: Bellingham. Ekipi befasues: Shqipëria. Golashënuesi më i mirë: Herri Kejn. Lojtari më i mirë: Kilië Mbape. Finalja: Franca – Anglia. Fituese: Anglia,”-ky i shte parashikimi i tij para hedhjes së shortit.

Trajneri i kombëtares kroate, Zltako Daliç

“Është grupi më i vështirë kundër Spanjës, Shqipërisë dhe Italisë. Do të jetë një luftë e madhe, objektivi është të kalojmë grupin. Shqipëria doli e para në grup dhe ka luajtur mirë, nuk do të jetë e lehtë, Por jam optimist dhe do të bëjmë më të mirën për veten tonë.
Respekt i madh për Shqipërinë sepse ishin të parët në grup dhe presim një ndeshje të vështirë”.

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti

"Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime. Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e fubollistëve atëherë. Di gjithçka për Shqipërinë."

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka

"Nuk besoj se ka grup të lehtë dhe ekipe të dobëta, ndaj edhe quhet turne final Europian. Këtu vijnë skuadrat më të mira, ndaj nuk mund të nisesh nga shorti, por të jesh gati për të bërë më të mirën. Unë dua të falënderoj futbollistët, stafin, trajnerin Sylvinho dhe tifozët, që e sollën Shqipërinë në Europian. Ta shijojmë këtë sukses dhe të përgatitemi për finalet e Europianit, ku do të provojmë të bëjmë më të mirën. I fortë bëhesh duke fituar me të fortët, ndaj ne këtë do ta provojmë në Europian. Nuk kam kërkuar Serbinë, por nga vazoja e katërt mendoja se ata ishin një skuadër më e përshtatshme se Italia dhe Zvicra. E hapim Europianin me Italinë, ku shpresojmë të kemi djemtë në formë të mirë dhe të bëjmë më të mirën. Uroj dhe vazhdojmë të besojmë që do të kalojmë grupin. Nuk e di kush nuk do të kualifikohet nga ato të treja. Përderisa e thonë ata, do të thotë që llogarisin edhe Shqipërinë si kundërshtar të fortë. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të bëjmë më të mirën. Janë të gjitha ndeshje për t’u luajtur dhe për t’u shijuar. Unë kam shumë besim që do të ketë mbështetje të madhe për Shqipërinë, por nuk do të jenë më të paktë edhe italianët. Unë uroj që Italia ta nisë ndeshjen lehtë."

Ish-portieri i Juventus, Gianluigi Buffon

“Ndeshja e parë ndaj Shqipërisë është stimulus, mendoj se më e drejta është të mos vendosim “karrocën para kuajve”.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente

"Sigurisht që është një short i vështirë. Ky është një grup që do të na detyrojë të tregojmë më të mirën që kemi brenda. Unë e di që të gjithë shikojnë Kroacinë dhe Italinë, por të mos harrojmë Shqipërinë, e cila ishte e para në grupin e saj. Sa i përket Italisë, mund t’ju siguroj se askush nuk donte të përballej me të. Pavarësisht nëse rezultatet e fundit nuk kane qenë të mira, e dimë që kanë shume talente dhe skuadra menaxhohet shumë mirë. Për Kroacinë mund të themi se është një skuadër që e njohim mirë nga Liga e Kombeve. Ka shumë vite që ofron rezultate spektakolare. Ne po shkojmë në Europian me bindje të madhe dhe në një progres të qartë. Jemi në formë të mirë, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Ne duhet të mendojmë për Kroacinë, por gjëja themelore gjatë kësaj kohe është të vazhdojmë të rritemi dhe të demonstrojmë të madhen. Ne kemi potencial. E dimë që jemi ndër më të mirët në botë”.

Kuqezinjtë ndeshjen e parë të grupit do ta zhvillojmë me Italinë më datë 15 qershor në qytetin e Dortmundit. Ndeshjen e dytë do të përballemi me Kroacinë më 19 qershor në Hamburg. 24 qershori na përball me Spanjën në stadiumin “Düsseldorf Arena”. Düsseldorf Arena është stadiumi më i vogël për nga numri i spektatorëve ku do të luajë Shqipëria në Euro 2024./ZËRI

Poll

MOS HUMB