Qytetërim

“Guardian” flet me Arlind Sadikun pas heqjes së akreditimit nga UEFA

Arlind Sadiku tregoi se kishte marrë kërcënime me vdekje përgjatë 3 ditëve të fundit, duke shtuar se veprimi i tij ishte instinktiv dhe emocional.

k.m.
“Guardian” flet me Arlind Sadikun pas heqjes së akreditimit nga
Arlind Sadiku

GJERMANI- UEFA e ka ndaluar gazetarin nga Kosova, Arlind Sadiku që të raportojë nga pjesa e mbetur e Kampionatit Europian të Futbollit. E gjitha vetëm sepse bëri simbolin e shqiponjës drykrenare me duar. E gjitha ndodhi para ndeshjes të së dielës, teksa Sadiku po raportonte para disa mijëra tifozëve të Serbisë. Në një prononcim për "The Guardian", Sadiku tregoi se kishte marrë kërcënime me vdekje përgjatë 3 ditëve të fundit, duke shtuar se veprimi i tij ishte instinktiv dhe emocional.

“Njerëzit nuk e dinë se si ndihesha në atë moment sepse kam trauma nga lufta. Shtëpia ime u bombardua në mes të natës kur isha fëmijë, po flija dhe mbaj mend që u zgjova me xhama dhe gjak në të gjithë fytyrën dhe trupin. E di që ishte joprofesionale nga këndvështrimi i një gazetari, por pashë familjen time në luftë dhe ishte ngjarje traumatike për mua dhe nuk mund ta harroj,"-tha Sadiku.

Në anën tjetër, UEFA tha për Guardian: UEFA mund të konfirmojë se një gazetarit i është anuluar akreditimi për shkak të sjelljes së keqe në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Anglisë më 16 qershor 2024. Ky reporter mund të zëvendësohet me një gazetar nga e njëjta media për pjesën e mbetur.

Ndërkohë, Shqipëria është gjobitur me 37,375 euro pas incidenteve në ndeshjen hapëse kundër Italisë të shtunën. Por veprime të mëtejshme mund të merren në konsideratë nga UEFA, pasi tifozët shqiptarë dhe kroatë ishin përfshirë në brohoritje kundër Serbisë gjatë ndeshjes së tyre në Hamburg. Këtyre brohoritjeve iu bashkua edhe futbollisti Mirlind Daku./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB