Qytetërim

Harron Arbenitën! Fero martohet për herë të dytë

Fero ka qenë më parë i martuar me modelen e njohur shqiptare Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë.

k.m.
Harron Arbenitën! Fero martohet për herë të dytë
Fero ose Khattab

TIRANË- Viti i ri, ndryshime të reja në jetën e Feros, apo siç tani quhet, Khattab. Sipas mediave në Kosovë, Fero, ka lidhur kurorë me një grua të re të besimit islam dhe për këtë arsye është larguar edhe nga rrjetet sociale. Gazeta Insajder, shkruan se ish-reperi ka vendosur të largohet përfundimisht nga rrjetet sociale dhe arsyeja është martesa e tij me një grua të re, e cila po ashtu si Khattab i takon besimit islam.

Fero ka qenë më parë i martuar me modelen e njohur shqiptare Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë. Rrugët e tyre u ndanë pak muaj më parë, pasi ish-reperi përfundoi në pranga i akuzuar për dhunë ndaj modeles. Pasi fitoi lirinë, Fero vendosi t’i përkushtohej fesë islame, e madje ka hapur edhe një biznes.

Se kush është gruaja që i ka vjedhur zemrën, ende është mister./ZËRI

Poll

MOS HUMB