Qytetërim

Helena Kadare zbulon arsyen pse Ismaili nuk i ka dhuruar një unazë martese

 Në një rrëfim shumë personal Helena ndau shumë detaje dhe të pathëna.

f.t
Helena Kadare zbulon arsyen pse Ismaili nuk i ka dhuruar një unazë
Helena Kadare

TIRANË-Shkrimtarja dhe përkthyesja Helena Kadare së fundmi në një intervistë televizive përveçëse ka folur për karrierën e saj ka treguar edhe jetën familjare me shkrimtarin Ismail Kadare dhe dy vajzat. Në një rrëfim shumë personal Helena ndau shumë detaje dhe të pathëna. Mes të tjerash ajo zbuloi “Në Kurthin e Piter Pan” arsyen se përse bashkëshorti i saj nuk i ka dhuruar një unazë.

“Nuk më ka dhuruar sepse ne ishim një brez që e quanim veten shumë modern duke i përjashtuar këto zakone. Ishin ca zakone konservatore jashtë shijeve tona”, është shprehur Helena.

Ajo tregoi se para se ta takonte dhe të dashurohej me të, i njihte të gjitha poezitë e shkrimtarit, ndërkohë që Ismaili nuk e njihte fare.

“Ai mori çmimin e Republikës, unë isha nxënëse në gjimnaz dhe të gjithë e dinin që i dija përmendsh të gjitha poezitë e tij dhe më kishin shtruar fotot e tij të gazetës. Ai nuk më njihte fare. Unë botova një tregim te ‘Zëri i Rinisë’. Ai ishte në Moskë, kishte përfunduar studimet këtu dhe kishte shkuar për specializim. Atje shkonin gazetat shqiptare në një hotel në Moskë. Ai pa këtë tregim dhe më bëri 3 rreshta (ku më shkroi): “Lexova tregimin tuaj, shkruani dhe mos u trembni”. I gjithë gjimnazi e mori vesh këtë gjë që erdhi kjo letër. Pastaj, kur erdhi në Shqipëri, u njohëm rastësisht në rrugë”, u shpreh Helena.

Poll

MOS HUMB