
KOSOVË-Rikthimi i Taynës nuk ka qenë pa zhurmë dhe përveç këngës që fansst mezi po prisnin, një përplasje në distancë ka ndodhur mes këngëtares dhe ish-menaxherit të saj Rinor Hykollit. Gjithçka nisi pas bllokimit në YouTube të këngës së saj më të re “Si ai”. Artistja ka hedhur akuza ndaj ish-menaxherit të saj, se ai qëndron pas veprimit. Hykolli e ka mohuar këtë, duke deklaruar se kënga është bllokuar nga firmat dhe kontratat që reperja ka nënshkruar për të arritur në këtë pikë të karrierës.
Në reagimin e tij në rrjete sociale, ai theksoi se ka investuar në të duke e shndërruar në divë dhe sensacion. Po ashtu deklaron se ka sakrifikuar për Taynën që të mos zvarritet si kërmilli në industrinë e muzikës. Hykolli ka shkruar për rrugëtimin në karrierë me këngëtaren, derisa në fund i ka uruar suksese.
“Prandaj çeshtja jone seshte me e jona por e letrave tona te shkrume e zeza mbi te bardhe e une skam cka bej me shume mbi ato qe vet kemi dakortesu me i firmos ne dite te mira apo nevoje… Une vec uroje ta mirembash ate cka me shume mund bera per ty dhe ishalla te shoh larte e me larte. Secili ne rruge te vet, me ndihmen e Zotit pacim akoma suksese me te medha!”, ka shkruar Hykolli.

Këngëtarja nuk e ka lënë pa një përgjigje duke i treguar dyert e gjykatës. Në regagimin e saj Tayna shprehet se nuk është merita e tij, por gjithçka që ka arritur është falë talentit të saj.
"Artisti s’ekziston pa talentin! Se ku hyn ti këtu, vetëm ti e di. Prej dashurisë kam ardhur e më shumë jam rritur. Zoti më dhuroi talentin për ti treguar botës se kush jam, jam falenderuese e tij për këtë deri në përjetësi. E kam vlerësuar punën e të gjithë bashkëpuntorëve të mi gjithmonë, aq sa kam besuar në ta dhe sy mbyllur kam ec me ta…e ndoshta kjo ka qenë gabim. E meqë qenka merita jote të prodhosh artistë e meqë je burrë…atëherë bëj artiste dikë tjetër më ler mua mosmirënjohësen. Të tjerat ja lë drejtësisë. Kanë dosje të mëdha për ta analizuar e studiuar. Si bizesmen që je, burrë e fabrikë artistësh, paç fat!"-shkruan këngëtarja në postimin e saj, në rrjetin social Instagram.
