
TIRANË- Mesdita e sotme në "Big Brother Vip" ka kaluar sërish me debate dhe përplasje të forta mes dy banorëve. Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Egla i është afruar në fytyrë Meritonit dhe e ka prekur disa herë. Situata ka kaluar limitet kur Meritoni i acaruar kërkon mos ta prekë por aktorja vazhdon me të njejtin gjest.
View this post on Instagram
Pjesë nga debati:
Meritoni: Teta Eglantina, teta Eglantina.
Egla: O gomarë.
Meritoni: O gomarë! Pse ndihesh keq kur të thërras teta Eglantina? Është respekt. Edhe gomar respekt është. Egla i kap faqet me duar Meritonit, i cili acarohet keq.
Meritoni: Pse më kap?
Egla: Se tetat kështu bëjnë me kalaj.
Meritoni: Ik moj mos e kap fytyrën time.
Egla: Ti je bebush.
Egla është e nominuar për këtë javë, bashkë me Jetmirin, Ilnisën, Ledjonën dhe Heidin. Mbetet për të parë në spektaklin e së shtunës nëse do t'i shpëtojë eliminimit ose jo./ZËRI