
TIRANË- Romeo dhe Heidi i dhanë fund romancës së tyre, por jo debateve mes njëri-tjetrit. Mëngjesin e kësaj të hëne ata janë parë sërish duke u përplasur me njëri tjetrin, ndërsa Heidi vazhdon t'i shprehë Romeos sesa e zhgënjyer është nga veprimet e tij. Ky i fundit është i bindur se problemi qëndron te Heidi, pasi sipas tij ajo nuk i ka dhënë asnjë mundësi sqarimi.
Vieë this post on Instagram
Pjesë nga biseda:
Heidi: Ti më ke hedhur poshtë!
Romeo: Kush unë? Kur moj zemra kur të kam hedhur poshtë? Kur unë të kërkoja një sqarim dhe ti bëje "au, iu" nëpër shtëpi?
Heidi: Gjithmonë! Ka shumë kohë dhe jam mësuar, jam mësuar. Jam budallaqe unë që të kam toleruar ty deri tani.
Romeo: Çfarë më ke toleruar?
Heidi: Ti më ke hedhur poshtë 100 herë.
Romeo: Kur më ke mbrojtur ti mua, të kam hedhur unë poshtë ty?
Heidi: Unë kam qenë gjithmonë nga ana jote dhe ti nxjerr probleme. Merre si të duash.
Heidi është e nominuar për këtë javë, bashkë me Jetmirin, Ilnisën, Ledjonën dhe Eglën. Mbetet për të parë në spektaklin e së shtunës nëse do t'i shpëtojë eliminimit ose jo./ZËRI