Qytetërim

“Hiqej si e lumtur, por.../ Flasin mikeshat e Elia Zaharisë: S'e hapi gojën kurrë, mos ti prishte imazhin atij (Princit)

Aktoret Adelina Muça dhe Rozi Kostani kanë dalë në media për të shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj Elias.

k.m.
“Hiqej si e lumtur, por.../ Flasin mikeshat e Elia Zaharisë: S'e
Foto ilustruese

TIRANË- Mikeshat e Elia Zaharias janë bashkuar sot të gjitha për të përcjellë mbështetje ndaj saj në ditën e grave dhe të vajzave. Me "#PërElian", ato kanë pushtuar rrjetet sociale, si shenjë solidarizimi me aktoren e njohur, e cila u bë pjesë e një skandali me ish-bashkëshortin e saj, Princ Leka II. Por nuk janë ndalur me kaq. Aktoret Adelina Muça dhe Rozi Kostani kanë dalë në media për të shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj Elias. Muça tregoi për "Jetë shqiptare" se aktorja nuk e kishte shprehur kurrë sa e lënduar ishte nga tradhëtia e të shoqit, vetëm e vetëm për t'i ruajtur imazhin në publik. Kjo për shkak të postit që ai mban, atë të Princit. Ndërsa Rozi Kostani tregoi edhe bisedën e fundit që ka pasur me shoqen e saj, duke zbuluar atë që pritej, gjithë dhimbjen që po kalon nga e gjithë situata e krijuar. 

RRËFIMET E MIKESHAVE TË AKTORES: 

Adelina Muça: Trishtim, e gjithë situata. Jam e emocinuar, kjo jo vetëm sepse ndodhi kjo ngjarje dhe u bë kaq publike e gjithë mënyra sesi videoja doli dhe u shpërnda. Një njeri që shkon në shtëpinë e ish-bashkëshortes së vetë, pasi e ka tradhëtuar dhe bashkëshortja ka qenë ajo që me dinjitetin e saj nuk është deklaruar kurrë dhe as në shoqëri. Dhe kjo vajzë e kjo zonjë ka arritur që ta mbysë dhimbjen në vetminë e saj dhe me vajzën e prindërit e saj. Duke mos folur asnjë fjalë për të mbrojtur figurën e ish-bashkëshortit të saj. Sot po gjykohet për një veprim që gjithsecili nga ne, në situata të tilla mos të reagojë në atë lloj mënyrë. Ka nga ata që reagojnë edhe më keq edhe dalin në ekrane dhe shiten ndryshe. Për mua është veprim i shëmtuar. Por nëse ai djalë dhe ka hapur telefonin është një njeri që ka ndjekur shumë Big Brother ky princi ynë. Sepse një njeri normal dhe me edukatë nuk shkon në shtëpi dhe në një situatë që për mua është mëse normale për një prind. Ai edhe një fjalë më tepër edhe  mund ta thotë. Ka shkuar për të bërë një provokim dhe për të mbuluar diellin me shoshë. Figura e tij u zhbë në momentin që doli tradhëtia. Duket se ka pritur një moment për të kapur në gabim Elian dhe familjen e Elias? Çfarë ka dashur që të tregojë? Që këta nuk janë njerëz të denjë për mua? Se kështu i bie... Para këtij incidenti kam qenë goxha afër me Elian. Nuk jam natyrë që pyes dhe hulumtoj. Kam vënë re që hiqej sikur ishte e lumtur, por thellë-thellë ka qenë e trishtuar. Ndonjëherë më pyeste për eksperiencat e mia sepse dhe unë jam e divorcuar...më pyeste për eksperiencën dhe mënyrën sesi e kam përballuar jetesën vetëm, kjo më bënte të kuptoja se kishte një frikë sesi do të ishte e ardhmja e saj. Por kurrë nuk i kam dëgjuar gjysmë fjalë se kishte probleme, këtu i jap vlera asaj vajze që u mundua të mbante shenjtërinë e familjes.  Blerta ka qenë fotografja e Pallatit Mbretëror, nuk di më tej nëse kanë qenë mikesha të ngushta apo jo. Nuk dua të hyj më tej sepse ai zotëria ka bërë zgjedhjen e tij. Por që të vijnë gjërat që t'i të xhirosh gruan tëndë dhë nënës e fëmijës tënd në një moment kaq të ulët, është shumë...Kjo do të thotë që ti e ndjen veten në faj dhe do të bësh të njëjtën gjë. Unë as me Elian dhe as me Amosin, që e kam koleg në një projekt dhe as me Yllkën nuk kam kontakt, sepse e di që do kenë shumë telefonata dhe nuk dua. Kështu zgjedh unë, nuk dua ti ngacmoj. E di shumë mirë se në çfarë gjendje janë. Duhet të përballojnë divorcin, sëmundjen e vajzës së vogël, mediat, sharjen dhe komentet në rrjetet sociale.

Rozi Kostani: Dua ta nis me një përqafim për të gjitha gratë, për Elian tonë dhe për të gjithë shoqërinë njerëzore pa e ndarë në gjini. Përqafimi dhe çdo emocion është njerëz. Në fakt jemi shumë të shqetësuar sepse jam e shqetësuar si qënie njerëzore se privatësia del sheshit dhe në mënyrë të shpërndarë dhe të kontaminuar nga të gjitha portalet dhe mediat. Këtu po bëhet një gjyq publik. Çfarë po ndodh me shoqëinë. Kë do godasë? Ne të gjithë kemi emocionet tona, jemi të përfshirë në marrëdhëniet tona. I lutemi të gjithë njerëzve që të fshijnë çdo koment. Më ka lënduar ajo video dhe shpërndaja e saj me një shpejtësi marramendëse. Më ka lënduar një det i gjerë njerëzish që flasin për një person që nuk e njohin duke e gjykuar për një situatë që është shumë njerëzore dhe personale. Nuk ka oborre mbretërore por ka njerëzore. Secili nga ne po të pyesësh sikur ti cënohej prindi apo familja, të gjithë do të bënim të njëjtën gjë. Të gjithë jemi të irrituar që njerëzit përshtyjnë dhe hedhin batuta dhe fjalë për një person pa e njohur. Kam pasur mundësi që të flas me Elian, po përpiqet që ta kalojë këtë situatë, nuk është fare e lehtë, por nuk di çfarë ndodh me shoqërinë. 

Rozana Radi: Vetëm dy ditë përpara festës së 8 Marsit të gjithë ne jemi dëshmitar të një video te koleges, aktores, nënës, motrës Elia Zaharia. Ky nuk ësht vetëm rasti i Elias por i shumë vajzave dhe grave në vendin tonë. Video dhe foto të tyre që qarkullojnë në rrjetet sociale të cilat ushqejn me klikime portale te ndyshme. Do ti lutesha te gjithëve të mos i japim ushqim kësaj gazetarie të uritur për famë e like. Të mos komentojmë asgjë në video dhe foto të tilla. Dje ishte një vajzë në këto video, sot Elia, nesër une e më pas mund të të ndodh dhe ty. Ndoshta ne gratë jemi fizikisht me delikate, por kemi një forcë 100 herë më të madhe se ajo që mund të mendoni. Kur lind grua duhet gjithmon të tregojmë që jemi të denja për rolin që kemi. Gratë gjithmonë kanë luftuar dyfish. Gjithmonë duhet te mbajmë dy rëndesa ne sup, atë privaten dhe atë socialen. Por mos të harrojmë që ne gratë jemi kolona vertebrale e shoqërisë. Gratë kanë këllqe. “Vetēm se i kanë pak më lart se burrat.”

Princ Leka dhe Elia Zaharia pak muaj më parë zyrtarizuan procedurat e divorcit, ndërsa së fundi ata ishin protagonist të një konflikti fizik mes tyre. Dyshohet se shkak për agravimin e situatës është pikërisht ndarja e pronave pas divorcit, pasi aktualisht Elia dhe vajza e saj janë duke jetuar në pallatin mbretëror. Ndërkohë që të dy u pajisën me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, dhe e kanë të ndaluar që ti afrohen njëri tjetrit më pak se 5 metra./ZËRI

Poll

MOS HUMB