Qytetërim

HISTORIKE! Shqipëria do të luajë në “play off”-in e Botërorit-kur hidhet shorti

Data 20 nëntor është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, pasi në Nyon do hidhet shorti për të mësuar rivalët.

F.I
HISTORIKE! Shqipëria do të luajë në “play
kombetarja shqiptare

TIRANË-Fitorja 0-1 e Shqipërisë në Andorra, si dhe humbja 2-0 e Serbisë në Angli, kanë bërë që Kombëtarja kuqezi për herë të parë në histori të jetë në play-off e Kupës së Botës 2026.

Me 14 pikë, Shqipëria mban zyrtarisht vendin e dytë në Grupin K, shtatë pikë më pak se kryesuesit e Anglisë (e kualifikuar) dhe katër pikë më shumë se Serbia e vendit të tretë. Kuqezinjtë e mbyllin këtë fushatë kualifikuese të dielën në orën 18:00, në "Air Albania" ku do të përballen me Anglinë e cila është e kualifikuar.

Data 20 nëntor është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, pasi në Nyon do hidhet shorti për të mësuar rivalët. Në play-off-in Europian do të jenë 12 ekipet e vendeve të dyta të fazës së grupeve në eliminatore edhe katër fituesit më të mirë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. 16 ekipet që hyjnë në garë do të ndahen në katër vazo, me nga katër ekipe në secilën prej tyre.

Kombëtarja jonë ndodhet në vazon e tretë (3) dhe nuk ka shanse për më shumë, teksa do ndeshet me ekipet në vazon dy (2) gjatë gjysmëfinales play-off. Në vazon dy janë skuadrat e Çekisë, Sllovakisë, Skocisë dhe Hungarisë, që kanë koeficient më të lartë Ndeshjet eliminatore do të luhen në gjysmëfinale me një ndeshje të vetme, të ndjekura nga finale me një ndeshje të vetme për të përcaktuar katërshin finalist të Evropës për Kupën e Botës FIFA 2026.

Botërori i edicionit të 23-të do të ketë 48 ekipe, numri më imadh ndonjëherë që është kualifikuar për një fazë finale botërore do të jetë ky edicion që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara nga e enjtja, 11 qershor deri të dielën, më 19 korrik 2026./ZËRI

Poll

MOS HUMB