Qytetërim

Hiti i Shakirës zgjidhet zyrtarisht si kënga zyrtare për ‘Copa America’ 2024

Këngëtarja ka zgjedhur bashkëpunimin e saj me Cardi B për të sjellë himnin e Copa America.

f.t
Hiti i Shakirës zgjidhet zyrtarisht si kënga zyrtare për
Shakira dhe Cardi B

SHBA- Shakira vazhdon të befasojë ndjekësit e saj me çdo hap që hedh në karrierën e saj muzikore. Hiti ‘Puntería’, nga Shakira, është zgjedhur si kënga zyrtare për turneun e futbollit Copa América, i cili do të mbahet nga 20 qershori deri më 14 korrik në Shtetet e Bashkuara me 16 ekipe nga Conmebol dhe CONCACAF, shkruajnë mediat e huaja.

Është ngjarja më e rëndësishme e futbollit të vitit, sepse ne e dimë se kjo këngë do të jetë tingulli i verës për fansat në mbarë botën. Është fuqia e kulturës dhe muzikës sonë,” tha Shakira në një program të Univision.

Kjo është hera e tretë që Shakira sjell një këngë zyrtare për një kampionat të madh futbolli. Më herët në vitin 2006, ajo ishte zëri zyrtar me këngën 'Hips don't lie - Bamboo' për Kupën e Botës 2006 në Gjermani, ashtu si në vitin 2010 publikoi këngën Waka waka dhe për Brazilin 2014, jozyrtarisht, këngën La la la, së bashku me Carlinhos Brown.

Këngëtarja ka zgjedhur bashkëpunimin e saj me Cardi B për të sjellë himnin e Copa America. Kënga, e cila ishte një nga hitet e mëdha të Shakirës në albumin ‘Las Mujeres Ya No Lloran’, përfaqëson rikthimin e saj me botën e futbollit pas ndarjes me Gerard Pique. /ZËRI

Poll

MOS HUMB