Qytetërim

I dhanë fund pas 7 viteve martesë, Alice Campello qëndron në Spanjë, Morata në Itali: Tani për tani s’ka divorc

Ata janë prindër të katër fëmijëve, tre djem dhe një vajzë që lindi në vitin 2023. Alice, e cila është një biznesmene ndoqi Alvaron që luajti për vite në Spanjë dhe tani që lojtari u transferua në Milano, ata u ndanë

E.K
I dhanë fund pas 7 viteve martesë, Alice Campello qëndron në
Morata dhe Campello

SPANJË- Jo Milano, të paktën tani për tani, për Alice Campello dhe katër fëmijët që ajo ka sjellë në jetë me Alvaro Morata. Sipas “Hola”, e cila raporton se ka folur me njerëz të afërt të Alice, ish-gruas së Morata, italianja ka vendosur të qëndrojë në Spanjë, në Madrid.

Kjo për të garantuar qetësi dhe stabilitet të fëmijëve të saj, veçanërisht të dy më të mëdhenjve (binjakëve Alessandro dhe Leonardo, 6 vjeç), që shkojnë në shkollë. Jo vetëm kaq; revista zbulon se si të dyve iu mungon njëri-tjetri dhe janë në kontakt çdo ditë.

Pavarësisht hapësirës së madhe që i jep lajmit shtypi spanjoll, duhet thënë se për momentin Alvaro dhe Alice nuk do të divorcohen ligjërisht. Pas një lidhjeje dashurie 8-vjeçare, 7 prej të cilave të martuar, duan të marrin gjithë kohën e nevojshme për të kuptuar nëse ndarja e tyre do të jetë përfundimtare apo jo.

Kampioni i Europës me kombëtaren spanjolle dhe partnerja e tij vendosën të ndahen dhe lajmin e zbuluan pak ditë më parë në rrjetet sociale. Në Itali u ndezën skenarët për një person të tretë në lidhjen e tyre, por Alice Campello mohoi gjithccka. Ata theksojnë se kanë pasur grindje dhe nuk kanë dashur që lidhja e tyre të bëhet toksike. Alvaro Morata dhe Alice Campello kanë qenë çift për 8 vitet e fundit dhe u martuan në vitin 2017

Ata janë prindër të katër fëmijëve, tre djem dhe një vajzë që lindi në vitin 2023. Alice, e cila është një biznesmene ndoqi Alvaron që luajti për vite në Spanjë dhe tani që lojtari u transferua në Milano, ata u ndanë.

“Pas shumë mendimeve, Alice dhe unë kemi vendosur të ndahemi. Ishte një marrëdhënie e mrekullueshme respekti reciprok, ku njëri e donte dhe e ndihmonte shumë tjetrin. Rezultati i këtyre viteve shumë të bukura ishin katër fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë. Vendimi ynë ishte i dhimbshëm dhe kërkojmë respektin tuaj dhe ju lutemi mos shpikni skenarë të ndryshëm. Nuk ka munguar asnjëherë respekti, vetëm mosmarrëveshjet që gërryen ngadalë marrëdhënien tonë. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, tha Morata.

Gruaja e tij 29-vjeçare tha në rrjetet sociale: “Dua ta bëj të qartë se nuk kishte asnjë palë të tretë, asnjë mosrespekt nga asnjëra anë. Në këto tetë vite kam pasur në krah një njeri që nuk kishte asgjë mbi mua si prioritet dhe nuk do të lejoj askënd të përhapë thashetheme të pabaza. Dua të falënderoj Alvaron për gjithçka që bëri për mua, për bashkëshortin dhe babanë që ishte dhe i uroj më të mirat përgjithmonë”. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB