Qytetërim

Po vdiste nga uria/ Gruaja amerikane gjendet e lidhur me zinxhirë në një pyll të Indisë

Ajo shkroi një shënim në anglisht duke thënë se kishte kaluar " 40 ditë pa ushqim në pyll " pasi "burri i saj e lidhi " në një pemë me një zinxhir hekuri.

M.M
Po vdiste nga uria/ Gruaja amerikane gjendet e lidhur me zinxhirë në
Lalita Kayi

INDI - Një grua amerikane gjendet e lidhur me zinxhirë në një pyll indian. Ajo pretendon se bashkëshorti i saj e la pa ushqim për 40 ditë, duke e lidhur në trungun e nje peme. Lalita Kayi, 50 vjeç, u gjet e lidhur me zinxhirë në një pyll të dendur në lagjen Sindhudurg të Maharashtra nga një bari që dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë të shtunën mbrëma. Sipas mediave të huaja, ajo u dërgua menjëherë për trajtim të specializuar, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Megjithatë, ajo shkroi një shënim në anglisht duke thënë se kishte kaluar "40 ditë pa ushqim në pyll". Autoritetet besojnë se gruaja, e cila gjithashtu shkroi se vuan nga "psikoza ekstreme", vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Po vdiste nga uria/ Gruaja amerikane gjendet e lidhur me zinxhirë në
Letra e saj

Gjithsesi, policia ka nisur hetimet për një tentativë të mundshme vrasjeje nga bashkëshorti i saj, i cili ende nuk është identifikuar.

"Policia po përpiqet të konstatojë nëse pretendimi i gruas se ishte lidhur me zinxhirë nga ish-bashkëshorti i saj ishte i vërtetë. Ne po verifikojmë çdo pretendim dhe informacion në shënimin që ajo shkroi,"- i tha agjencisë inspektori i policisë Saurabh Agrawal.

Ajo nuk ishte në gjendje të jepte një deklaratë zyrtare për autoritetet për shkak të gjendjes së saj të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB