Qytetërim

Rikthehet Flori Mumajesi? Detaji që u vu re nga ndjekësit

Nuk dihet nëse ky është titulli i albumit më të ri, apo paralajmërim për diçka më të madhe.

I.F
Rikthehet Flori Mumajesi? Detaji që u vu re nga ndjekësit
Flori Mumajesi

TIRANË- Artisti i njohur shqiptar Flori Mumajesi prej kohësh është “zhdukur” nga publiku, duke bërë që fansat vazhdimisht të kërkojnë rikthimin e tij. Megjithatë, Flori iu ka dërguar një shenjë fansave pas shumë kohësh, që dyshohet se ka të bëjë me një rikthim në muzikë.

Ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij. Foto e re përbën një sfond të bardhë me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”.

Rikthehet Flori Mumajesi? Detaji që u vu re nga ndjekësit
Profili në Instagram i Flori Mumajesit

Nuk dihet nëse ky është titulli i albumit më të ri, apo paralajmërim për diçka më të madhe. Kaq i ka mjaftuar fansave të shpresojnë te një rikthim i bujshëm i tij në tregun artistik të muzikës shqiptare./ZËRI

Poll

MOS HUMB