Qytetërim

Interi vuan nga dëmtimet e lojtarëve

Pas dëmtimit të Marko Arnautovic që ul numrin e rotacioneve në ofensivë, trajneri i zikaltërve duhet që të përballet edhe me dëmtimin e Davide Frattesi-t.

E.K
Interi vuan nga dëmtimet e lojtarëve
Simone Inzaghi

ITALI- Të tjera telashe tek Interi. Trajneri Simone Inzaghi do të duhet te zgjidhë çështjen e dëmtimeve, ndërsa Interin e pret një kalendar shumë intensiv. Pas dëmtimit të Marko Arnautovic që ul numrin e rotacioneve në ofensivë, trajneri i zikaltërve duhet që të përballet edhe me dëmtimin e Davide Frattesi-t.

Mesfushori ka një problem muskulor e do të mungojë në takimin kundër Salernitanës. 24-vjeçari ka pasur prej kohësh shqetesime në kofshën e majtë por tashme e ka të pamundur aktivizimin.

Ai do të monitorohet nga stafi mjekësor, por klubi njoftoi se do të mungojë për sfidat kundër Benfikës në Ligën e Kampioneve dhe Bolonjës. Trajneri Inzaghi do të duhet që të shtyjë edhe një herë eksperimentin Barella-Frattesi në mesfushë. Përkrah Çalhanoglusë do të jetë sërish Mikitarian.

Tekniku shpresonte t'u jepte pak pushim titullarëve që t’i kishte gati për takimin delikat në “San Siro” kundër Benfikës, por demtimi i fundit ia prishi planet. Ndaj sfidës kundër Salernitanës mbrëmjen e së shtunës, do të mungojë edhe Kuadrado, pasi ka një lendim në tendinë./Zëri

Poll

MOS HUMB