Qytetërim

Ish-kryeministrja e Bangladeshit do të kthehet në shtëpi për zgjedhje

Sajib Wazed Joy, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, tha se rikthimi i Hasinës në Bangladesh varet nga vendimi i qeverisë së përkohshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

M.M
Ish-kryeministrja e Bangladeshit do të kthehet në shtëpi për
Sheikh Hasina

BANGLADESH - Djali i ish-kryeministres së Bangladeshit, Sheikh Hasina, Sajib Wazed Joy, ka deklaruar se nëna e tij do të kthehet në vend sapo qeveria e përkohshme të shpallë zgjedhjet. Aktualisht, Hasina ndodhet në Indi, ku është strehuar pas largimit të saj nga pushteti për shkak të protestave të dhunshme që detyruan dorëheqjen e saj.

Duke folur për Times of India, Sajib Wazed Joy, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, tha se rikthimi i Hasinës në Bangladesh varet nga vendimi i qeverisë së përkohshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Megjithatë, ai nuk ka specifikuar nëse 76-vjeçarja Hasina do të jetë kandidate në zgjedhjet e ardhshme.

"Nëna ime kishte planifikuar të tërhiqej nga politika pas mandatit aktual. Unë vetë nuk kam pasur kurrë ambicie politike, por situata në Bangladesh ka krijuar një vakum lidershipi, gjë që më ka detyruar të angazhohem për hir të partisë," u shpreh ai.

Partia e Sheikh Hasinës, Awami League, nuk është pjesë e qeverisë së përkohshme, e cila u formua pas një kryengritjeje të udhëhequr nga studentët që çoi në rrëzimin e qeverisë së mëparshme, duke shkaktuar mbi 300 viktima dhe mijëra të plagosur.

Aktualisht, Hasina është strehuar në një shtëpi të sigurt në zonën e Nju Delhit dhe, sipas mediave indiane, ajo planifikon të kërkojë azil në Britaninë e Madhe, ndonëse Ministria e Brendshme britanike nuk ka pranuar të komentojë për këtë çështje./ZËRI

Poll

MOS HUMB