Qytetërim

Ishte kandidat i vetëm, Fidel Ylli zgjidhet sërish president i Komitetit Olimpik Shqiptar

Mes polemikave të shumta dhe përplasjeve me Federatën Shqiptare të Futbollit, Ylli është shpallur për një mandat të dytë nga Asambleja Zgjedhore, por një numër federatash nuk morën pjesë në votim.

I.F
Ishte kandidat i vetëm, Fidel Ylli zgjidhet sërish president i
Fidel Ylli

TIRANË- Fidel Ylli është rizgjedhur sërish në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Mes polemikave të shumta dhe përplasjeve me Federatën Shqiptare të Futbollit, Ylli është shpallur për një mandat të dytë nga Asambleja Zgjedhore, por një numër federatash nuk morën pjesë në votim.

Para proçesit të votimit Fidel Ylli sqaroi vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për të mos marrë pjesë ne asamble, e cila kjo e fundit nuk e njeh atë si kreun e KOKSH.

“Unë e kam deklaruar që me 29 qershor që ne njohim çdo vendim të çdo lloj gjykate. Edhe në Shqipëri, por edhe CAS-in, por vetë kjo e fundit thotë se unë nuk kam tagër për të urdhëruar KOKSH-in që të çregjistrojë asamblenë, por detyron FSHF-në të njohë vendim. Në bazë të ligjit, CAS-i i Lozanës dhe CAS-i shqiptar merret vetëm me çështje sportive dhe jo ligjore”, u shpreh Ylli.

Para procesit të votimit, Ylli u shpreh se ëndrra e tij e madhe është ndërtimi i qendrës Olimpike në Tiranë, një projekt ky që kushton rreth 1 miliardë dollarë. Sipas tij, projekti mund të financohet nga vendet arabe, me të cilat do të ketë takim në muajt e ardhshëm.

Më 10 janar 2021 KOKSH përmes një asambleje të jashtëzakonshme zgjodhi në krye të saj Fidel Yllin, pas shkarkimit të Viron Bezhanit. FSHF e çoi çështjen në Gjykatën e Lozanës në CAS (Tribunal Arbitral du Sport / Court of Arbitration for Sport), ku e fitoi atë në Zvicër, por jo në vendin tonë. Kërkesa e FSHF është hedhur poshtë edhe nga Gjykatën e Apelit, e cila e ka quajtur të rregullt procesin e zgjedhjes së Yllit.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës vendosi që të shfuqizonte të gjitha vendimet e marra nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar kundër Federatës Shqiptare të Futbollit. Në një prej pikave të ankimuara nga FSHF në CAS, u bë "nul" edhe vendimi për shkarkimin e Viron Bezhanit nga kreu i KOKSH, e zëvendësimi i tij me Fidel Yllin. Por, FSHF nuk e ka gjetur të njëjtën mbështetje nga Gjykata e Apelit./ZËRI

Poll

MOS HUMB