Qytetërim

Izraeli kërcënon të tërhiqet nga Eurovizioni

Kënga e Eden Golan flet indirekt për masakrën e 7 tetorit.

k.m.
Izraeli kërcënon të tërhiqet nga Eurovizioni
Eden Golan

JERUZALEM- Izraeli ka kërcënuar se do të tërhiqet nga konkursi i Eurovizionit të këtij viti në Suedi nëse organizatorët refuzojnë tekstin e këngës me arsyetimin se ka ngjyrime politike, gjë që është e ndaluar me rregullore. Kënga e Eden Golan, "Shiu i Tetorit", ka një referencë indirekte për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Teksti, megjithëse sugjestionues, nuk e përmend fjalë për fjalë atë që ndodhi në tetor.

"Duke kërcyer në stuhi / Nuk kemi asgjë për të fshehur / Më çoni në shtëpi / Dhe lëre botën pas / Dhe të premtoj se nuk do të ndodhë më / Jam ende i lagur nga ky shi tetori / shiu tetori,"-kështu është përshkrimi fjalë për fjalë, i një pjese të teksit.

Pyetja për Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU), organizator i konkursit, është nëse teksti i këngës mund të konsiderohet deklarata politike. EBU tha se ishte duke shqyrtuar tekstin dhe se ende nuk e kishte marrë një vendim përfundimtar. Por nëse teksti nuk pranohet, Izraeli ka ndërmend të marrë masa. 

"Nëse kënga nuk miratohet nga EBU, Izraeli nuk do të mund të marrë pjesë në konkurs.”

Sulmet e kryera nga Hamasi në Izrael më 7 tetor lanë të paktën 1,160 të vdekur. Sipas zyrtarëve izraelitë, rreth 250 persona u morën peng, nga të cilët, 130 ende mbahen në Gaza. Ofensiva hakmarrëse e Izraelit kundër Hamasit në Gaza ka vrarë më shumë se 29,600 njerëz deri më tani./ZËRI

Poll

MOS HUMB