Qytetërim

“Jam lodhur”/ Lizzo heq dorë nga muzika: Bota nuk më do më

Këngëtarja e “About Damn Time”, emri i vërtetë i së cilës është Melissa Viviane Jefferson, sqaroi se po tërhiqet nga muzika për shkak të komenteve që ka marrë.

k.m.
“Jam lodhur”/ Lizzo heq dorë nga muzika: Bota nuk më do
Lizzo

SHBA- Këngëtarja fituese e çmimeve Emmy dhe Grammy, Lizzo se ka njoftuar largimin e saj nga muzika përmes një postimi në Instagramin e saj që përfundonte me: "I QUIT" (Jap dorëheqjen). Këngëtarja e “About Damn Time”, emri i vërtetë i së cilës është Melissa Viviane Jefferson, sqaroi se po tërhiqet nga muzika për shkak të komenteve që ka marrë.

“Po lodhem duke duruar që të gjithë të tërheqin zvarrë në jetën time dhe në internet. Gjithçka që dua është të bëj muzikë dhe t'i bëj njerëzit të lumtur dhe të ndihmoj botën të jetë pak më e mirë se sa e gjeta unë. Por kam filluar të ndihem sikur bota nuk më do mua në të. Unë jam vazhdimisht kundër gënjeshtrave që thuhen për mua për shkak të ndikimit dhe pikëpamjeve ... duke u kthyer në shaka shpeshherë për shkak të peshës time. Karakteri im vendoset nga njerëz që nuk më njohin dhe nuk respektojnë emrin tim. Unë e zgjodha këtë gjë. Karakteri im po shkatërrohet nga këta njerëz që as më njohin e as më respektojnë. Nuk këndova për këta dreqër, po heq dorë,"-shkroi ajo. 

Meqenëse Lizzo, emri ligjor i së cilës është Melissa Jefferson, fitoi popullaritet në fund të viteve 2010 me këngë si "Truth Hurts" dhe "Good as Hell". Format e saj trupore dhe zgjedhja e saj për të veshur veshje zbuluese e bënë atë një heroinë të lëvizjes "bodypositivity", por edhe objekt komentesh talljese në internet. Në maj të vitit të kaluar, Lizzo mbylli llogarinë e saj në Tëitter dhe kërcënoi se do të largohej nga industria e muzikës pasi kishte marrë një valë komentesh që spekulonin për dietën e saj. Por jo vetëm kaq. 

Gushtin e kaluar, Lizzo dhe kompania e saj e prodhimit u paditën nga ish-balerinët Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez, të cilët e akuzuan atë për ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi armiqësor pune, ku këngëtarja i tallte shpesh herë për format e tyre trupore. Në atë kohë, ylli i pop-it i mohoi akuzat./ZËRI

Poll

MOS HUMB