Qytetërim

Të dielën ndërrohet ora, akrepat spostohen 60 minuta para

Në orët e para të së dielës, më 31 mars, akrepat e orës do të duhet të lëvizin një orë përpara, pra në orën 3 të mëngjesit, akrepat do të zhvendosën në orën 4.00.

k.m.
Të dielën ndërrohet ora, akrepat spostohen 60 minuta para
Foto ilustruese

TIRANË- Të dielën, më 31 mars, skadon zbatimi i orës dimërore, e cila është në përputhje me Direktivën 2000/84 të Parlamentit Evropian. Në orët e para të së dielës, më 31 mars, akrepat e orës do të duhet të lëvizin një orë përpara, pra në orën 3 të mëngjesit, akrepat do të zhvendosën në orën 4.00.

Ndryshimi i orës bëhet me qëllim shfrytëzimin në maksimum të dritës natyrale, duke kursyer energji elektrike për 7 muaj me radhë. Prej disa vitesh është hapur një debat ligjor në nivel ndërkombëtar për heqjen e ndryshimit të orës, dhe adoptimin e vetëm një sistemi orar, por disktuimet kanë mbetur pezull dhe ende nuk është marrë një vendim.

Zakonisht ndërrimi i orës stinore sjell shqetësime të vogla, si pasojë e humbjes së një ore gjumi./ZËRI

Poll

MOS HUMB