Qytetërim

“Janë duke ma shpifur”, Juli thumbon Ermalin: Janë shtuar shumë këta mentorët, i rrjepin njerëzit nga lekët, iu bëjnë lavazh trurit

“Pasi marrin lekët i thonë njëri-tjetrit mjeshtër. Ç’mjeshtër është ai, ku e mori mjeshtërllëkun ai. Ti je mjeshtër që bën biznes të ndershëm, e i çon bukë familjes”, shprehet Juli.

E.K
“Janë duke ma shpifur”, Juli thumbon Ermalin: Janë shtuar
Ermal mamaqi dhe julian deda

TIRANË- Aktori Julian Deda, duket se ka vazhduar luftën e nisur me Ermal Mamaqin, që prej kohës që ishte pjesë e Big Brother. Në një video që ka publikuar në Tiktok, Juli ka ironizuar me personazhet që sipas tij bëjnë rolin e mentorit në rrjetet sociale, dhe bëjnë video motivuese.

“Janë duke ma shpifur këta që dalin në Instagram, Tik-Tok dhe thonë, ‘dëgjoni se si unë do të të ndihmoj, nëse je i mërzitur, i depresionuar, do të mësoj si të bësh 27 milion euro në sekondë, se si të bësh 22 miliard dollar në gjashtë ditë”, shprehet mes të tjerave Juli.

Kjo video e tij, është konsideruar menjëherë në rrjet si një thumb për Ermal Mamaqin, i cili prej kohësh ka hequr dorë ngë ekrani dhe mban trajnime e konferenca për zhvillimin personal. Aktori është aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan video motivuese e këshilluese për ndjekësit e tij.

Mes të tjerave, Juli shprehet se këto trajnime, funksionojnë si sekte, me qëllim që njerëzit të marrin mijëra euro e dollar prej tyre.

Ndër të tjera, aktori ka këshilluar ndjekësit e tij të kenë kujdes, pasi janë vetë mjeshtra të jetës së tyre.

“Na e shpifët duke i bërë lavash truri njerëzve, i mbytët njerëzit, i rropët nga lekët dhe i çmendet, i keni bërë me depresion. Ca është kjo punë mo?! Kujdes nga këta se janë bërë shumë, mos i jepni lek këtyre. Përdorini lekët për mirë, larg lavazheve të trurit, jeni mjeshtra vet”, përfundon aktori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Reagimi i plotë i Jul Dedës

Jul Deda: Unë nuk e di se çfarë mendimi keni ju, por mua po ma shpifin. Janë duke ma shpifur këta që dalin në Instagram, Tik-Tok dhe thonë, ‘dëgjoni se si unë do të të ndihmoj, nëse je i mërzitur, i depresionuar, do të mësoj si të bësh 27 milion euro në sekondë, se si të bësh 22 miliard dollar në gjashtë ditë. Janë shtuar shumë këta mentorët që na tregojnë neve se e kemi brenda vetes, por se kemi gjetur e na duhen këta të zbulojmë. E për këtë shkojnë njerëzit atje, futen nëpër këto sektizmat, paguajnë nga 5 mijë, 20 mijë dollar e euro, futen aty brenda dhe i paguajnë leket për të kuptuar që e ke brenda vetes.

Pasi marrin lekët i thonë njëri-tjetrit mjeshtër. Ç’mjeshtër është ai, ku e mori mjeshtërllëkun ai. Ti je mjeshtër që bën biznes të ndershëm, e i çon bukë familjes, por këta, këta që vijnë e rrinë nëpër dhoma të mbyllura mbledhin njerëz e mendojnë për gjëra të bukura, largojnë negativitetin…

Na e shpifët duke i bërë lavash truri njerëzve, i mbytët njerëzit, i rropët nga lekët dhe i çmendet, i keni bërë me depresion. Ca është kjo punë mo?! Kujdes nga këta se janë bërë shumë, mos i jepni lek këtyre. Përdorini lekët për mirë, larg lavazheve të trurit, jeni mjeshtra vet.

Poll

MOS HUMB