
TIRANË- Një debat i fortë është zhvilluar një natë më parë në Post Big Brother Vip Albania 3 mes Graciano Taganit, Heidi Bacit dhe Erjola Doçit. Balerini ka akuzuar sërish Bacin si njeri pa këllqe dhe arrogante. Ndërsa kjo e fundit i kaloi me qetësi akuzat. Në debat u përfshi dhe Erjola Doçi dhe banorët e tjerë.
Pjesë nga debati:
Graciano: Një gjë që po më bën përshtypje sot më duket sikur dikush e ka pushtuar Heidin.
Heidi: Na kënaqe.
Graciano: Je arrogante, prepotente. Nuk e kemi parë Heidin kështu në BBV, çfarë të ka ndodhur, më dukesh shumë ndryshe. Ti vazhdon të jesh prapë Heidi pa këllqe, vazhdon të jesh prapë manipulatore dhe vazhdon të jesh hipokrite se po vazhdon të tregosh në dy poste një version tjetër të vetes tënde.
Heidi: Faleminderit.
Graciano: Unë prap nuk të njoh
Heidi: Nuk më intereson as të më njohësh të gjitha atyre gjërave që ke bërë
Erjola: Në fakt qasjen e Heidit po e shoh dhe unë, të gjithë kemi marrë famën tonë, mbështetjen nga publiku, por të rrimë pak me këmbë në tokë sepse për këtë na kanë duartrokitur deri më sot, po shoh qasje prepotence. Halla e Heidit ka thënë që as banorët nuk kanë arritur që ta zhbërthejnë Heidin.
Heidi: Erjola çfarë po thua? Ka dalë një klip kur me thua debile.
Erjola: Unë për termin debile të kërkova falje
Heidi: E the duke u tallur./ZËRI