Qytetërim

Vetëm Jennifer Lopez mund ta bëjë! Ylli shfaqet me fustanin provokues në premieren e filmit të ish-bashkëshortit

Lopez, e cila nuk kishte veshur të brendshme, e kombinoi këtë pamje me taka dhe bizhuteri të kushtueshme duke e kompletuar me stilin e saj me flokët e gjatë dhe të valëzuar që i binin në shpinë.

M.M
Vetëm Jennifer Lopez mund ta bëjë! Ylli shfaqet me fustanin
Jennifer Lopez

ITALI- Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa u shfaq me një fustan mahnitës dhe provokues në premierën e filmit "Unstoppable", ku ajo luan përkrah ish-bashkëshortit të saj, Ben Affleck. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto 2024, të mbajtur në ‘Roy Thomson Hall’, superylli 55-vjeçar bëri një hyrje spektakolare me një fustan argjendi të dizajnuar nga Tamara Ralph, i cili kishte prerje të shumta dhe ishte kapur vetëm me tri harqe të zeza.

Lopez, e cila nuk kishte veshur të brendshme, e kombinoi këtë pamje me taka dhe bizhuteri të kushtueshme duke e kompletuar me stilin e saj me flokët e gjatë dhe të valëzuar që i binin në shpinë.

Vetëm Jennifer Lopez mund ta bëjë! Ylli shfaqet me fustanin
 Jennifer Lopez

Premiera e "Unstoppable" vjen në një moment të delikat për Lopez, mes procesit të divorcit me Affleck, me të cilin ka bashkëpunuar në këtë film. Affleck është producent i filmit, ku Lopez luan rolin e Judy Robles, nëna e kampionit të mundjes Anthony Robles. Në kastin e filmit janë gjithashtu Jharrel Jerome, Bobby Cannavale, Michael Peña dhe Don Cheadle.

Pamja e Lopez vjen vetëm dy javë e gjysmë pas kërkesës së saj për divorc me Affleck. Megjithatë, një burim pranë saj i tha DailyMail se ylli i hitit "Let’s Get Loud" ishte e lumtur të merrte pjesë në Festivalin e Filmit në Toronto për të promovuar "Unstoppable"./ ZËRI

Poll

MOS HUMB