Qytetërim

Jo më thjesht një negociatë, Huijseni po shkon drejt Madridit

Në media kanë dalë edhe shifrat dhe për to po raporton specialisti i merkatos në Itali Fabricio Romano.

Redaksia Zëri
Jo më thjesht një negociatë, Huijseni po shkon drejt Madridit
Huijsen

MADRID- Burnemuth dhe Reali i Madridit kanë arritur një marrëveshje mes palëve. Zërat se po diskutohej për talentin qendërmbrojtës tanimë nuk janë zëra. Në media kanë dalë edhe shifrat dhe për to po raporton specialisti i merkatos në Itali Fabricio Romano.

Mbrojtësi qendror ka qenë i lidhur me disa klube të Premier Ligës muajt e fundit, por duket se është Real Madridi ai që ka fituar garën për ta nënshkruar. Kushtet e vendosura nga “Los Blancos” për transferimin janë pranuar tashmë nga Burnemuth, i cili do të përfitojë klauzolën e lirimit prej 50 milionë paundësh deri në fund të vitit 2026. Sipas Romanos, tashmë nevojitet vetëm miratimi përfundimtar nga vetë lojtari për të mbyllur marrëveshjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB