PARIS- Kim Kardashian udhëtoi sot drejt Parisit, Francë për të dëshmuar në Pallatin e Drejtësisë për për grabitjen që ndodhi 9 vite më parë në suitën e saj të hotelit. Kardashian është shoqëruar nga nëna e saj Kris Jenner. Ajo është e veshur me një kostum të zi me dekolte, fund të zi të gjatë, bizhuteri të shtrenja dhe flokë të kapur.






Bashkë me nënën, ato bisedojnë me dy avokatët e tyre. Sipas BBC, Kardashian dukiet se është e tensionuar, ndërsa nëna e saj po i ofron mbështetje. 44-vjeçarja qëndron me duart e kryqëzuara në bel, duket nervoze dhe u buzëqesh paksa gazetarëve. Teksa ulet në bankën e caktuar bashkë me avokatët, ajo ka pranë edhe 3 truproja./ZËRI