Qytetërim

Julia Ilirjani bën komentin e ashpër: Nëse Egla fiton, populli shqiptar meriton vuajtjet që ka

Julia Ilirjani ka bërë një analizë të lojës së banorëve dhe ka dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV

E.K
Julia Ilirjani bën komentin e ashpër: Nëse Egla fiton, populli
Julia dhe Egla

TIRANË- Aktorja Julia Ilirjani, e cila ishte pjesë e Big Brother në këtë edicion, ka bërë një analizë të lojës së konkurentëve që janë ende brenda shtëpisë. Ajo ka bërë një koment të ashpër ndaj Eglës, për të cilën ka pasur rezerva dhe përplasje edhe brenda shtëpisë së Big Brother.

Çfarë mendon ajo për Eglën si lojtare?

“Nëse ajo ka dalë me zarf të zi, nuk është më lojtare”, shprehet Julia.

Po për faktin se ajo doli si e preferuara e publikut gjatë një televotimi të hapur?

“Po e votuan, por nuk do të thotë se është e preferuar. Duan të shohin rrëmuja. Se nuk po e zgjedhin për fituese. Po e zgjedhin për të parë çudira”, tha ish-banorja.

E pyetur nga Eni Shehu se mbase çmimi i madh mund të shkojë për një çudi si Egla, ajo u shpreh:

“Epo mirë pra. Në qoftë se po këmbëngulni kaq shumë dhe po pyesni për njeriun me zarf të zi po ju them që në qoftë se Egla fiton edicionin e Big Brother VIP 3, atëherë populli shqiptar me fatkeqësi dhe me dhimbje meritonka të gjitha vuajtjet që ka se i dashka”, tha Julia Ilirjani.

Poll

MOS HUMB