Qytetërim

Juve në emergjencë, "mat brirët" për vend evropian me Bolonjën

Igor Tudor është i ndërgjegjshëm që do të përballet me një situatë emergjente në Dall’Ara, por përpara mediave u tregua i motivuar.

Redaksia Zëri
Juve në emergjencë, "mat brirët" për vend evropian
Igor Tudor

ITALI- Sfida ndaj Bolonjës është pikë kyçe për sezonin e Juventusit. Të dy skuadrat po kërkojnë me çdo kusht një vend në Ligë Kampionesh. Tudori po shkon me bardhezinjtë drejt kësaj sfide pa tetë titullarë dhe me Vlahoviçin jashtë skuadrës. Igor Tudor është i ndërgjegjshëm që do të përballet me një situatë emergjente në Dall’Ara, por përpara mediave u tregua i motivuar.

"Nuk luaj për barazim, asnjëherë s’e kam bërë,"- deklaroi tekniku bardhezi në prag të ndeshjes.

Kolo Muani do të jetë qendërsulmuesi juventin në mungesë të serbit Vlaho, ndërsa në mbrojtje ka një dysjim mes Savonës dhe Kambiazos për të zëvendësuar Kellin. Mek Keni do të mbështesë repartin ofensiv në krah të Niko Gonzalezit, me Uehaun në të djathtë.

Pavarësisht se me mungesa të shumta, Tudori kërkon nga të tijtë një reagim të fortë: Këto vështirësi duhet të na motivojnë më shumë. Kam bërë një fjalim para skuadrës, është momenti të tregojmë kush jemi.

Tudori e vlerëson maksimalisht Bolonjën e Italianos, të cilën e cilëson si shembull të futbollit modern dhe të organizuar.

"Ata luajnë lirshëm, por me intensitet dhe mendësi të qartë. Duhet të luftojmë, të vuajmë dhe të tregojmë karakter. Në këto ndeshje duhet diçka speciale,"- ishin fjalët e kroatit juventin./ZËRI

Poll

MOS HUMB