Qytetërim

“Ka qenë xheloze e sëmurë”/ Lorik Cana rrëfen 'cenin' e bashkëshortes

Lorik Cana theksoi se me kalimin e kohës, xhelozia e bashkëshortes është zbutur.

k.m.
“Ka qenë xheloze e sëmurë”/ Lorik Cana rrëfen
Monica dhe Lorik Cana

TIRANË- Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale, teksa pranoi se bashkëshortja e tij, Monica ka qenë “tmerrësisht xheloze" për të. Në një intervistë të dhënë për "Më lër të flas", Lorik Cana theksoi se me kalimin e kohës, xhelozia e bashkëshortes është zbutur. Ndërsa për veten e tij shprehet se është shumë liberal.

“Në një marrëdhënie, durimi shkon si unë me atë dhe ajo me mua. në vitet që kemi qenë këtu e kemi gjetur jashtëzakonisht mirë. Tani që jemi në Romë është vetëm faktori që udhëtoj shpesh. Por është e vetëdijshme që kalojë më shumë kohë me të. A është xheloze për mua? Ka qenë tmerrisht xheloze, në pikë sëmundje. Por nga kjo pikë u ul, nga tmerrësisht u bë shumë xheloze. Dmth një gradë pak më poshtë. Kurse unë jam shumë liberal. Unë insistoj që ajo të dalë, se pyes ku dole, sa u vonove,”- u shpreh ai në emisionin “Më lër të flas”.

Bashkë me arkitekten nga Roma, Cana ka sjellë në jetë dy fëmijë, djalin Boiken dhe vajzën Enkelejda./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB