Qytetërim

“Kam abortuar, i dëgjova rrahjet…”/ Roza Lati rrëfen mes lotësh: Partneri e donte, as e pyeta

Roza Lati shtoi se nuk kishte qenë gati për t'u bërë mami.

k.m.
“Kam abortuar, i dëgjova rrahjet…”/ Roza Lati
Roza Lati

TIRANË- Moderatorja Roza Lati ka zbuluar se ka abortuar një fëmijë me ish-partnerin e saj. Rrëfimin e ka bërë gjatë mbrëmjes së djeshme me banorët e tjerë, duke shtuar se abortin e kishte kryer pa dakordësinë e partnerit. Teksa u tregonte sesi e kishte marrë vesh lajmin, ajo shtoi se nuk kishte qenë gati për t'u bërë mami, por pas vendimit tregoi se e kishte rrahur veten me grushta. 

“Ai më tha çfarë karroce do të marrim. Po, as se pyeta fare! Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim,”- u shpreh Roza Lati.

Pjesë nga rrëfimi:

Erjola: A e dinte Rita?

Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës

Roza: Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i porvova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. Shkoj direkt tek doktoresha. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi, vetëm një shoqe ma dinte, kam shkuar dhe kam marrë vendimin… Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Aty e kam dënuar Rozën. Isha vetëm me Sashën, ajo u tremb shumë kur më pa. Marr shoqen në telefon. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu. 

Erjola: Po ai a e dinte?

Roza: Po

Erjola: Ishe me të kur e more vesh apo...?

Roza: Çfarë karroce do të marrim tha. Po, as se pyeta fare

Graciano: Uaa!

Roza: Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim. Kush nuk do more, më fal tani./ZËRI

Poll

MOS HUMB