
MUNICH - Harry Kane mund të fitojë shumë shpejt një bonus prej 250,000 eurosh për rezultatet e tij individuale në fanellën e Bayern Munich.
Kane është fantastik në këtë sezon, teksa ka shënuar 17 gola deri tashmë në kampionat. Ai është blerja më e shtrenjtë në histori për Bayern.
Ai do të fitojë 250,000 euro nëse shënon 40 gola deri në fund të kampionatit. Nëse mban këtë ritëm, me patjetër që do shënojë më tepër gola se kaq. Bayern është në garë për të fituar kampionatin gjerman dhe Ligën e Kampioneve, pasi u eliminua nga Kupa nga një ekip i kategorisë së tretë, Saarbrucken.
Nëse Harry Kane vazhdon formën e tij të shkëlqyer, ai gjithashtu mund të thyejë rekordin e Leëandovskit për numrin më të lartë të golave të shënuar në një sezon të Bundesligës, 42./Zëri.ai/