
Kanye West po mendon të tërhiqet nga industria e muzikës pas një karriere 20-vjeçare. Edhe pse konsiderohet si një nga artistët më me ndikim dhe ka kontribuar në evoluimin e muzikës rap, nga viti 2000 e deri më sot, ai beson se tani nuk ka çfarë të japë më shumë.
Në një bisedë mes tij dhe bashkëpunëtorit të tij, Rich The Kid, reperi përmend se po tërhiqet nga skena muzikore.
“Po tërhiqem nga industria e muzikës. Nuk jam i sigurt se çfarë mund të bëj tjetër”, shkruan Kanye West, ndërsa kolegu i tij përgjigjet:
“Dalja në pension? Pse? Si? Bota ka nevojë për muzikën tuaj".
Më pas ai i sugjeron atij që të publikojë pjesën e dytë të albumit të tij 'Vultures' dhe të rimendojë të marrë pak kohë për të pushuar. Sidoqoftë, komentet që u shfaqën në Twitter nuk dëshmojnë se publiku ka nevojë vërtet për muzikën e Kanye West. Në vend të kësaj, disa dukeshin të lehtësuar nga vendimi i reperit.
"Lavdëroni Zotin", shkruan njëri.
Ndërsa të tjerët shtojnë: "Më në fund"./ZËRI