Qytetërim

Karlo Ançeloti jep lamtumirën me dorën mbi stemën e Realit

Tani për Ançelotin fillon një sfidë e re: të udhëheqë Brazilin drejt ëndrrës së Hexa, Kupës së gjashtë të Botës.

Redaksia Zëri
Karlo Ançeloti jep lamtumirën me dorën mbi stemën e Realit
Karlo Ançeloti

ITALI- Në një konferencë të veçantë për shtyp, e shtatëqinda si trajner i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti konfirmoi me emocione largimin e tij nga klubi. Italiani njoftoi dhe njëherësh konfirmoi se po shkonte për të nisur një aventurë të re si përzgjedhës i kombëtares së Brazilit. Në prag të ndeshjes kundër Majorkës më 14 maj, që mund t’i japë matematikisht titullin Barcelonës, tekniku emilian foli me sinqeritet: “Nuk jam i trishtuar. Përkundrazi, jam shumë i lumtur. Kjo do të kishte qenë një ditë fantastike, po të mos ishte për këtë konferencë.”

Me një gjest domethënës, duke shtrënguar stemën e Realit në gjoks, tekniku italian shprehu dashurinë e tij për klubin: Çdo gjë ka një fund. Kanë qenë 6 vite të paharrueshme, me 11 tituj në katër vite. Nuk kam përse të pendohem. Kam kujtime që do t’i mbaj gjithmonë me vete.

Ai sqaroi se deri më 26 maj mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Realit të Madridit, me tri ndeshje përpara, përpara se të nisë një kapitull të ri përtej Atlantikut.

“Do të përpiqem ta mbyll me dinjitet, nga respekti për klubin, lojtarët dhe tifozët,” tha ai, duke hedhur poshtë çdo spekulim për përgatitjet me Brazilin përpara kohe. Profesionalizmi i Ançelotit mbetet përherë pa të meta.

Tani për Ançelotin fillon një sfidë e re: të udhëheqë Brazilin drejt ëndrrës së Hexa, Kupës së gjashtë të Botës.

65-vjeçari ka një karrierë të gjatë për klube. E nisi si asistent te kombëtarja italiane në periudhën 1992-1995, më pas trajner i Rexhianës 1995-1996, i Parmës 1996-1998, i Juventusit 1999-2001, i Milanit 2001-2009, i Çelsit 2009-2011, i PSG-së 2012/2013, i Bajernit 2016-2017, i Napolit 2018-2019, i Evertonit 2019-2021 dhe dy herë i Realit, 2013-2015, 2021-2025. Në karrierë ka fituar thuajse gjithçka, çdo titull: mungon Kupa e Botës. Drejt saj do të provojë.Karlo Ançeloti jep lamtumirën me dorën mbi stemën e Realit

Në një konferencë të veçantë për shtyp, e shtatëqinda si trajner i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti konfirmoi me emocione largimin e tij nga klubi. Italiani njoftoi dhe njëherësh konfirmoi se po shkonte për të nisur një aventurë të re si përzgjedhës i kombëtares së Brazilit. Në prag të ndeshjes kundër Majorkës më 14 maj, që mund t’i japë matematikisht titullin Barcelonës, tekniku emilian foli me sinqeritet: Nuk jam i trishtuar. Përkundrazi, jam shumë i lumtur. Kjo do të kishte qenë një ditë fantastike, po të mos ishte për këtë konferencë.

Me një gjest domethënës, duke shtrënguar stemën e Realit në gjoks, tekniku italian shprehu dashurinë e tij për klubin: Çdo gjë ka një fund. Kanë qenë 6 vite të paharrueshme, me 11 tituj në katër vite. Nuk kam përse të pendohem. Kam kujtime që do t’i mbaj gjithmonë me vete.

Ai sqaroi se deri më 26 maj mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Realit të Madridit, me tri ndeshje përpara, përpara se të nisë një kapitull të ri përtej Atlantikut.

“Do të përpiqem ta mbyll me dinjitet, nga respekti për klubin, lojtarët dhe tifozët,” tha ai, duke hedhur poshtë çdo spekulim për përgatitjet me Brazilin përpara kohe. Profesionalizmi i Ançelotit mbetet përherë pa të meta.

Tani për Ançelotin fillon një sfidë e re: të udhëheqë Brazilin drejt ëndrrës së Hexa, Kupës së gjashtë të Botës.

65-vjeçari ka një karrierë të gjatë për klube. E nisi si asistent te kombëtarja italiane në periudhën 1992-1995, më pas trajner i Rexhianës 1995-1996, i Parmës 1996-1998, i Juventusit 1999-2001, i Milanit 2001-2009, i Çelsit 2009-2011, i PSG-së 2012/2013, i Bajernit 2016-2017, i Napolit 2018-2019, i Evertonit 2019-2021 dhe dy herë i Realit, 2013-2015, 2021-2025. Në karrierë ka fituar thuajse gjithçka, çdo titull: mungon Kupa e Botës. Drejt saj do të provojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB